LAJMI I FUNDIT:

Sportistja që “sjell Evropën në Kosovë” (Video)

Sportistja që “sjell Evropën në Kosovë” (Video)

Kur pasioni shndërrohet në profesion, s’ka se si të jetë më mirë. Jeta lidhet ngushtësisht me dy shtylla tashmë të njohura botërisht – me të sotmen dhe të ardhmen.

Ky fat e përcolli edhe personazhin e bisedës së javës, volejbollisten shqiptare Amarilda Prenga, e cila është njëra nga shumë emrat e familjes Prenga që iu përkushtua sportit, jo sa për sy e faqe, por për të arritur majat.

Amarilda, ka trashëguar pasionin e prindërve, që po ashtu ishin të lidhur me sportin, për të përçuar traditën edhe te dy motrat e saj, Arjola dhe Adelajda, që dolën nga Rrësheni i vogël i Shqipërisë e deri në Evropën e madhe. /TribunaChannel/