LAJMI I FUNDIT:

E gjithë vëmendja në derbin ‘El Anamorava’

E gjithë vëmendja në derbin ‘El Anamorava’

Qyteti i Gjilanit është bërë gati për ta shikuar njërën nga ndeshjen më të madhe në futbollin e Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës.

Atmosferë e zjarrtë ka filluar në qytetin e Gjilanit, nga të dyja grupet e tifozëve, ‘Skifterët’ e Gjilanit në njërën anë dhe ‘Intelektualët’ e Dritës në anën tjetër.

Ky do të jetë derbi i dytë këtë stinor, pasi të parin kishte triumfuar Gjilani edhe pse ishte në cilësinë e mysafirit me rezultat 3-0.

Të dyja skuadrat janë të gatshme dhe pa mungesa për këtë takim, ndërsa synimi i bardh e kuqve dhe bardh e kaltërve është vetëm fitorja.


Ndeshja pritet të fillojë në ora 13:00, ndërsa stadiumi i qytetit në Gjilan, si gjithnjë pritet të jetë i stërmbushur. /Telegrafi/