LAJMI I FUNDIT:

Prishtina, lehtë ndaj Yllit

Prishtina, lehtë ndaj Yllit

Sigal Prishtina nuk e ka pasur të vështirë të regjistrojë fitore përballë Golden Eagle Ylli. Përballja përfundoi me rezultat 110-87.

Kampioni në fuqi ishte skuadër më e mirë që nga fillimi, me ç’rast pas dy çerekëve të parë, rezultati ishte 64:42.

Edhe pas çerekut të tretë, Prishtina kishte epërsi prej 13 pikësh, ndërsa kur gjyqtari dha shenjë për fundin e takimit, rezultati shënonte 110-87.

Kjo ishte fitorja e pestë e Prishtinës që merr edhe kreun e tabelës.


Kryesuesi i deritanishëm, Peja, në këtë xhiro zhvillon derbin kundër Trepçës. /Telegrafi/