Majlinda Kelmendi nuk ka mundur ta fitojë medaljen e artë në “Grand Slam Abu Dhabi”. Megjithatë, xhudistja kosovare nuk është koritur, duke e fituar medaljen e bronztë. Pejania e mposhti gjermanen Mareen Kraeh në repasazh, duke ia sjell vendit të saj, Kosovës, një tjetër medalje.
Majlinda ishte eliminuar në gjysmëfinale, pasi ishte mposhtur nga braziliania Erika Miranda, duke iu shuar shpresat për të artën, por ajo nuk e lëshoi mundësinë e dytë për medalje, duke përfunduar në podium si e bronztë.
“Unë nuk jam mësuar të fitoj medalje të bronztë, por po kthehem nga një lëndim dhe jam e lumtur që fitova medalje dhe që mund të shërohem për kompeticionet tjera”, ka thënë Majlinda për uebfaqen “worldjudoday.com”.
“Mua më pëlqen shumë atmosfera dhe njerëzit këtu në Abu Dhabi. Unë ndihem mirë, e fuqishme dhe optimiste. E rëndësishme është të ushtrosh si një mashkull, për të arritur suksese”, ka shtuar ajo.
Majlinda ishte rikthyer së fundmi furishëm, pas operimit në gju, duke fituar medalje të artë në Francë dhe Portugali, por nuk ia doli ta bënte të njëjtën gjë edhe në Abu Dhabi. Megjithatë, ajo po përgatitet fuqishëm për Olimpiadën e Rios, që mbahet vitin tjetër.
Eliminohen Nora e Distria
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë eliminuar herët nga “Judo Grand-Slam Abu-Dhabi 2015”. Nora u eliminua qysh në rrethin e parë nga xhudistja nga Taipei, Chen-Ling Lien. Kurse, Distria u mund nga gjermania Mareen Kraeh, derisa në rrethin e parë e kishte mundur xhudisten nga Panamaja, Kristine Jimenez. Ndërkohë, Krasniqi e ka pësuar një lëndim dhe nuk dihet se sa do të mungojë ajo.
Kuka: Katër javë, gjashtë medalje
Trajneri Driton Kuka është shprehur mjaft i kënaqur me eksperiencën që e kaluan garueset e tij në Abu Dhabi. Fillimisht, Distria e fitoi Botërorin e junioreve, kurse më pas Majlinda të bronztën. “Sot edhe një medalje nga ‘Grand Slam Abu Dhabi’, Majlinda e bronztë e Distria me medaljen e saj të artë të fituar nga Botërori para disa ditëve. Katër javë, gjashtë medalje. Lisbona, Paris dhe dy në Abu Dhabi”, ka shkruar Kuka në Facebook. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe