LAJMI I FUNDIT:

Majlinda në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi

Majlinda në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slam Abu-Dhabi 2015.

Xhudistja kosovare e ka mposhtur në ndeshjen e fundit të grupit polaken Karolina Pienkowska, ndërsa një rreth më parë kishte mposhtur edhe zviceranen Evelyne Tschopp.

Në kuadër të gjysmëfinales, Majlinda do të përballet me brazilianen e fuqishme Erika Miranda.


Ndërkohë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë eliminuar më herët duke mos pasur mundësinë të luftojnë për medalje. /Telegrafi/