LAJMI I FUNDIT:

​Kosova pranohet në Komitetet Olimpike Kombëtare

​Kosova pranohet në Komitetet Olimpike Kombëtare

Kosova është bërë zyrtarisht anëtari i 206-të i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), në Asamblenë Gjenerale, e cila po mbahet në Washington

Kjo ishte vazhdimësi e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, shkruan Express.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, e ka përshëndetur vendimin e ANOC-it, duke u shprehur i bindur se ky vendim ishte i drejt.

“President Bach, ju e keni shprehur shpresën tuaj që t’ia dhuroni Kosovës medaljen e parë olimpike”, u shpreh kreu i sportit kosovar.


“Përgatitu që ta mbash një medalje në duar, sepse ne do ta fitojmë një”, ka vazhduar ai.