LAJMI I FUNDIT:

Lajme të mira për gazetarët sportiv

Lajme të mira për gazetarët sportiv

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës pritet të pranohet në Asociacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportiv (AIPS) në Shkurt të vitit 2016.

Kjo organizatë në editorialin më të ri të magazinës së rregullt mujore, ka publikuar takimin që ka zhvilluar Bordi i SHGSK-së me presidentin e AIPS-ës, Gianni Merlo.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se Komiteti Ekzekutiv ka debatuar rreth statutit të SHGSK-së në mbledhjen e mbajtur këtë muaj në Bahrein.

Ndërsa, për pranimin me të drejta të plota pranë këtij organizmi do të vendoset në Shkurt, në kongresin e AIPS-së që mbahet në Doha të Katarit në Shkurt, ku pritet të jenë prezent përfaqësuesit e Shoqatës.


SHGSK, e cilëson këtë hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për gazetarinë sportive kosovare dhe shpreson që nga viti i ardhshëm të gjithë gazetarët të kenë status të barabartë me kolegët e tyre në mbarë botën.