LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi, pa trajnerin Mijovic kundër Vëllaznimit

Bashkimi, pa trajnerin Mijovic kundër Vëllaznimit

Skuadra e Bashkimit nuk do të duhet të llogarisë te trajneri malazez në xhiron e radhës.

Petar Mijovic është gjobitur me 100 euro nga Federata e Basketbollit të Kosovës, për shkak të fyerjes ndaj gjyqtarit, Artan Gashi, në përballjen e fundit të Superligës, Bashkimi – Sigal Prishtina.

Për më tepër, Mijovic nuk do të mund të drejtojë skuadrën prizrenase edhe në ndeshjen e radhës, të cilën ekipi portokallezi e luan ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.

Njoftimin për këtë suspendim/gjobë e ka bërë sot Federata e Basketbollit të Kosovës, përmes Informatorit të gjashtë të Superligës.