LAJMI I FUNDIT:

Kujtim Shala uron xhudisten Krasniqi

Kujtim Shala uron xhudisten Krasniqi
Foto: Arkiv

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudisten Distria Krasniqi.

Distria Krasniqi u kurorëzua si e para në botë në Kampionatin Botëror për juniorë në xhudo i cili po mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ministri Shala përgëzon xhudisten Krasniqi dhe ekipin e saj trajnues për këtë sukses të arritur.

“Ky rezultat i Distrias është i mirëpritur dhe na gëzon e na bën krenar të gjithëve për suksesin e saj”.


“Në anën tjetër, dëshmon për cilësinë e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare, ndonëse vend i vogël, por, Kosova po tregon se posedon shumë talente”, ka thënë Shala. /Telegrafi/