LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi nuk i bën ballë Prishtinës

Bashkimi nuk i bën ballë Prishtinës

Sigal Prishtina është treguar kundërshtar i fortë për Bashkimin në duelin e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, ku regjistroi fitore prej 55-67.

Skuadra mysafire e filloi më mirë sfidën duke krijuar diferencë ndaj kundërshtarit. Mirëpo, vendasit u kthyen në çerekun e dytë duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë (37:37).

Në çerekun e tretë, Bashkimi bëri lojë të mirë madje duke arritur të krijonte avantazh, mirëpo me rikthimin e kryeqytetasve, sidomos në çerekun e fundit fitorja u takoi vizitorëve me 12 pikë diferencë..


Përmendim që në këtë duel u angazhua i rikthyeri te Prishtina, Dardan Berisha, i cili bëri lojë shumë të mirë.

Kjo ishte fitorja e katërt e Sigal Prishtinës nga po aq ndeshje dhe barazohet me Pejën me numrin e triumfeve.

Ndërkaq, nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, kjo ishte humbja e dytë e KB Bashkimit. /Telegrafi/