LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi i dëshpëruar me barazimin

Krasniqi i dëshpëruar me barazimin

Trajneri i skuadrës së Prishtinës Ramiz Krasniqi pas ndeshjes me Drenicën është shprehur i dëshpëruar me barazim duke treguar haptas se do të ishte i lumtur nëse shkarkohet.

“Lojë e plogësht, sidomos nga ana jonë, kurse Drenica normalisht është munduar të qarkullojë topin aq sa i ka pasur mundësi. Por, është e pakuptimtë një ekip sikur i joni nuk ka dëshirë, nuk ka vullnet, nuk ka motiv për të rrezikuar kundërshtarin.

“Shumë të plogësht, shumë patetik, pa dëshirë, e pakuptueshme. Për mos të qenë monoton, ky është niveli i lojtarëve, nga ky ekip ndoshta mund t’i ndash katër-pesë futbollistë nga pjesa tjetër ku nga vetë fakti se ku kanë luajtur dhe kanë ardhur në Prishtinë, është jashtëzakonisht shumë vështirë të adaptohen në Prishtinës, sepse janë shumë kërkesat e mëdha, përgjegjësi shumë e madhe, sepse kundër Prishtinës të gjithë luajnë me angazhim maksimal dhe deri sa nuk e kuptojnë këtë do ta kemi shumë vështirë.

Të jem i sinqertë, do të gëzohesha të largohem, jo tani, por shumë më herët. Por, në pyetje është mos të thuhet se Ramiz Krasniqi po frikohet. Nga fillimi kam thënë se ne nuk kemi futbollistë për vendin e parë.


“Nuk ka konkurrencë, janë nja tre-katër futbollistë, kurse të tjerët janë të veshin fanellën dhe të dalin. Ky është niveli. Normalisht, është pajtuar edhe kryesia, sepse vetë rezultati po tregon dhe deri në fund do të mundohemi të mbahemi në këto javët e mbetura, pastaj me prurjen e katër-pesë futbollistëve do të bëhet më mirë”.

“Thjesht, niveli është i ulët, në Prishtinë gjithmonë kanë luajtur futbollistë cilësor, me emër dhe normalisht kemi pasur rezultat. Kurse, tani jemi munduar të komponohemi me rini, por është jashtëzakonisht vështirë, sepse nuk po ka rezultate”, u shpreh Krasniqi pas ndeshjes.

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Premier League
Kalo në kategori