LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Gjilanin s’do të mund ta ndalë askush

Shaqiri: Gjilanin s’do të mund ta ndalë askush

Befasia më e këndshme e këtij kampionati të futbollit në Kosovë, padyshim që është Gjilani i trajnerit Sadat Pajaziti.

‘Skifterët’, arritën një fitore të madhe 0-1, nga udhëtimi në Mitrovicë nga Trepça ’89, duke konfirmuar kështu se nuk janë rastësisht në pozitën e dytë në tabelë.

Njëri nga lojtarët më të mirë këtë sezon te Gjilani, padyshim që është mesfushori qendror Filonit Shaqiri.

22-vjeçari në një prononcim për Telegrafin foli për formën e klubit të tij dhe objektivat për të ardhmen.


“Ishte një ndeshje shumë e vështirë ajo ndaj Trepçës ’89, por mendoj se arritëm një fitore me meritë”.

Tutje Shaqiri ka folur edhe për ecurinë e klubit në të ardhmen, duke deklaruar se s’ka kush t’i ndalë drejt qëllimit që duket se është titulli i kampionit.

“Jemi duk treguar lojëra të mira dhe kjo është falë punës së madhe që trajneri po bënë me ne. Jemi një grup i mirë i lojtarëve dhe kemi qëllime të mëdha”.

“Synimi ynë është që të vazhdojmë me ndeshje të mira dhe me fitore për t’i bërë të lumtur tifozët tanë ‘Skifterat’. Nuk ka kush që na ndalë drejt realizimit të qëllimeve”, përfundoi Shaqiri.

Gjilani pas 10 xhirove në elitën e futbollit kosovar zë vendin e dytë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Feronikeli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori