LAJMI I FUNDIT:

Kush mund t’i shënojë gol Besës në Pejë?

Kush mund t’i shënojë gol Besës në Pejë?

Besa e Pejës është njëra nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit të Kosovës.

Natyrisht nëse je pretendent për titull atëherë të nevojitet një mbrojtje e fortë dhe një portier fantastik, gjë që Besa e Pejës i ka të dyja këto.

Pejanët dallohen për lojë të bukur për sy të tifozëve si dhe mbrojtje të ngjeshur, mbrojtje që nuk i ka lejuar kundërshtarët të marrin frymë sidomos në ndeshjet si vendas.

Gjashtë ndeshje janë zhvilluar këtë edicion në Pejë, por Besa e ka mbajtur portën të pa prekur duke shënuar katër fitore 1-0,3-0,3-0,1-0 dhe duke barazuar në dy takime me rezultat të njëjtë 0-0.


Mbrojtësi pejan, Florent Papuqi ka thënë për Telegrafin se tradita e tyre po vazhdon për mos pësimin e shumë golave si vendas.

A po kanë skuadrat kundërshtare frikë të iu shënojnë gol në Pejë? “Nuk mendoj se po kanë frikë, por ne edhe si mysafirë luajmë mirë në mbrojtje vetëm se problemi është se nuk po jemi pothuajse asnjëherë të plotë. E kemi si lloj tradite që mos të pësojmë shumë gola në Pejë dhe kjo po shihet edhe këtë edicion”.

“Për këtë gjë meritat janë të krejt skuadrës por natyrisht që edhe e portierit tonë Valmir Bytyqi i cili shpeshherë ka qenë vendimtar”, deklaroi Papuqi për Telegrafin.

Besa e Pejës zë vendin e pestë në tabelë me 14 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori