Edhe pse autoritetet e Ukrainës ia mbyllën kufirin Prishtinës, për shkak që nuk e njeh Kosovën, klubi ynë nuk pritet të fitojë në tavolinë ndaj ekipit, Galytchanka. Kjo pasi Prishtina ka gabuar që është nisur drejt Ukrainës me viza hungareze, duke ia hequr përgjegjësinë klubit që i mashtroi, Galytchankas. Kështu që ndeshjet mes tyre mund të zhvillohen në terren neutral
Hendbolli kosovar është ndërkombëtarizuar plotësisht, por sherri i politikës nuk po ua dinë lezetin garave ndërkombëtare. Ekipet kosovare po kanë probleme të mëdha për të luajtur me ekipet kundërshtare në garat evropiane, sidomos me ato nga vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Ky fenomen është duke u përsëritur edhe në këtë sezon sikurse në edicionet e kaluara, shkruan sot Gazeta Zëri.
Fillimisht autoritetet e Gjeorgjisë nuk e lejuan Vushtrrinë të hyjë në territorin e saj për të luajtur ndaj Samtredias – në rrethin e dytë të Challenge Cup. Kjo pasi Gjeorgjia nuk e njeh Republikën e Kosovës.
Po ashtu, skuadra e femrave, Prishtina, të premten nuk u lejua të hyjë në shtetin tjetër që nuk e ka njohur Kosovën, në Ukrainë, për të luajtur ndaj ekipit, Galytchanka. “Sigurisht se kjo po na shkakton telashe. Ne, kosovarët, nuk po mund të marrim viza nga shtetet që e kanë njohur Kosovën e lëre më nga ato që nuk e kanë njohur”, thotë për “Zërin” Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm në Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK).
Sipas tij, problemet edhe më madhore po i bëjnë edhe vetë klubet kosovare, të cilat kanë mungesë të theksueshme të profesionalizmit, duke mos ditur t’i menaxhojnë siç duhet situatat e tilla.
Derisa Vushtrria do të kalojë pa lojë në rrethin tjetër të garave në Challenge Cup, kurse gjeorgjianët eliminohen, te rasti i Prishtinës situata është më ndryshe.
Zëri shkruan se vashat prishtinase nuk pritet të fitojnë në tavolinë, pasi ato nuk kanë ditur t’i shmangen mashtrimit të ukrainasve. “Për ndeshjen e Prishtinës, EHF-ja do të vendosë gjatë javës së ardhshme. Sipas të gjitha gjasave dy ndeshjet ndërmjet Prishtinës dhe ekipit Galytchanka do të zhvillohen, pasi fajtore janë të dyja klubet”, thekson Gjinovci.
“Ekipi ukrainas është fajtor që i ka thënë Prishtinës ejani në Ukrainë me viza të Hungarisë, sepse ne do t’ua mundësojmë hyrjen në kufi. Në anën tjetër, Prishtina është fajtore që ka pranuar të niset drejt Ukrainës në mënyrë të parregullt”, shpjegon ai.
Sipas tij, Prishtina është dashur të pranojë të shkojë drejt Ukrainës vetëm pasi të ishin pajisur me viza ukrainase nga nikoqiri, Galytchanka. Sikur Galytchanka të mos pajiste me viza Prishtinën, kjo e fundit ka mundur të fitojë në tavolinë.
“Por, në këtë rast, e rrugës ka qenë që dy klubet të bënin marrëveshje për t’i zhvilluar të dy ndeshjet në terren neutral”, u shpreh Gjinovci.
Ai është kritik karshi profesionalizmit të munguar në klubet kosovare. “Zakonisht pas hedhjes së shortit, një ditë më vonë dy klubet bëjnë marrëveshje se ku t’i zhvillojnë ndeshjet dhe i qartësojnë të gjitha gjërat dhe atë marrëveshje e dorëzojnë në EHF. Pala që nuk i përmbahet asaj marrëveshjeje ndëshkohet nga EHF-ja. Por, klubet tona nuk i kryejnë me kohë këto gjëra, e lënë në ditën e fundit”, potencoi ai. “Nuk kanë as administratorë profesionistë, nuk komunikojnë në mënyrë institucionale, profesionale me klubet e huaja kundërshtare dhe me EHF-në, e madje korrespodencat e tyre nuk i dërgojnë as te ne në FHK”, potencoi Gjinovci.
Sipas tij, FHK-ja dhe EHF-ja gjithnjë janë në kontakte sa i përket problemit politik me të cilin vazhdimisht ballafaqohet Kosova, ndërsa shtëpia e hendbollit evropian mundohet t’i dalë në ndihmë FHK-së në këtë aspekt. “12 vjet ky problem ka qëndruar në mes të Serbisë e Kroacisë. EHF-ja e di situatën dhe jemi gjithnjë në kontakte. Por, EHF-ja i ka rregullat e veta. Në këso situatash zakonisht ndeshjet luhen në terrene neutrale ose kur janë në pyetje përfaqësueset takimet mes tyre zhvillohen me flamuj të federatave përkatëse”, potencoi Gjinovci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Franco Foda përcjell ndeshjen e Kupës së Sllovenisë ku luanin dy lojtarë të Kosovës

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

“Liga Premier duhet të kenë respekt për kampionatet tjera, Atalanta do tu shkaktonte probleme të gjithëve” – Tuanzebe flet për diferencat

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe