LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i Bursës viziton Gjilanin, në veçanti Ismailin

Nënkryetari i Bursës viziton Gjilanin, në veçanti Ismailin

Sakir Birol Kaya, biznesmen i njohur në Turqi, ish nënkryetar i klubit Bursaspor, aktualisht nënkryetar i komunës së Bursës ka qëndruar këto ditë në Kosovë dhe si duket ka ardhur për ndonjë bashkpunim, mirëpo ai është takuar vetëm me njeriun I cili ka dhënë shumë për sportin gjilanas dhe atë kosovar Besim Ismailin.

Kaya anashkaloi zyrtaret komunal dhe të klubit futbollistik “Drita”, me të cilët në të kaluarën kishte pasur marrëdhënie bilateral. Ne kontaktuam me Ismailin dhe u interesuam për vizitën speciale të Sakir Birol Kaya në shtëpinë dhe biznesin e ish Kryetarit të palodhshëm te Dritës, Ismaili.

“Po është e vërtetë se jemi takuar me Sakir Birol Kaya që ka qenë i shoqëruar nga miku im Mensur Morina. Ne jemi së pari miq, kemi pasur bashkëpunime në të kaluarën, ndërkohë pritet të ketë edhe në të ardhmen. Më është bërë ftesa të jem mysafir i Sakir Kayas në qytetin e Bursas të njoftohem me bizneset e tij dhe të takohemi me zyrtarët e klubit Bursaspor”, potencoi Ismaili.

Kurse sa në pyetjen sa i përket se pse nuk u takua me zyrtarët komunal dhe zyrtarët e klubit, Ismaili tha:


“Kjo përgjigje më mirë kishte me qenë ti bëhet delegacionit të komunës së Gjilanit që patë udhëtuar vitin e kaluar në Bursa dhe pse nuk ka vazhduar bashkëpunimi me ne”.

Ndërkohë në pyetjen lidhur me mundësinë që Ismaili ta ndihmojë sërish klubin futbollistik Drita në qoftëse i jepet mundësia përmes një lidhje apo ndonjë bashkëpunim me Bursën që tani, Ismaili u përgjigj:

“Pse, a ka munguar ndonjëherë kontributi im dhe i familjes time për “KF Dritën”? Ne u tretëm në Dritë dhe sportin në përgjithësi. Po sigurisht që do te vazhdoj ta ndihmoj dhe kurrë nuk do të mungojë kontributi im për Dritën dhe sportin gjilanas”, përfundoi Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

La Liga
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Kalo në kategori