LAJMI I FUNDIT:

Xhiroja e katërt zhvillohet në mesjavë

Xhiroja e katërt zhvillohet në mesjavë

Ndeshjet e xhiros së katërt në Superligën në basketboll do të zhvillohen këtë mesjavë.

Të mërkurën në Therandë do të luhet takimi në mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit me fillim nga ora 19:00.

Ndërkohë të enjten Bashkimi në Prizren është nikoqir i Kerasan Prishtinës. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Ndërkaq përballja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës do të luhet në një termin tjetër, për shkak se skuadra ‘bardhekaltër’ dhe ajo ‘verdhezi’ janë të angazhuara në Ligën Ballkanike (BIBL). /Telegrafi/