LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli kalon KEK-un me penallti

Feronikeli kalon KEK-un me penallti

Përballja mes skuadrës se KEK-ut dhe Feronikeli e hapi rrethin e parë të Digital Kupës së Kosovës në futboll.

Feronikeli fitoi pas penalltive me shifra 3:2.

Koha e rregullt e ndeshjes ka përfunduar 1:1. Për KEK-un realizoi Mensur Simnica kurse për Feronikelin, Mentor Zhdrella.

Kujtojmë se Feronikeli nga minuta e 83-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të mbrojtësit, Fidan Gërbeshi, pas dy kartonëve të verdhë.