LAJMI I FUNDIT:

Android e kalon Nokian!

Android e kalon Nokian!

Sipas një hulumtimi të bërë nga Canalys, thuhet se sistemi operativ i kompanisë Google, Android e ka tejkaluar sistemin operativ të Nokia’s, Symbian në tremujorin e fundit të vitit 2010, pasi që në këtë periudhë kohore janë shitur më shumë se 32.9 milionë pajijse mobile që bazohen në Android.

Në të njëjtën kohë, Symbian ka arritur të shesë më shumë se 31 milionë pajisje që bazohen në këtë sistem operativ, gjë që e bën edhe më interesante betejën për platformat e telefonave mobil që i kemi sot në treg.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Symbian kishte shitur 1 milionë pajisje më shumë. Mirëpo tani në treg është popullariteti në rritje i Android, ajo që bën që këto shifra të bien, vit pas viti.


Në anën tjetër, pajisjet që bazohen në Android janë rritur për më shumë se 10 milionë njësi, krahasuar me kuartalin e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa ky trend pritet të vazhdojë edhe më tej, duke e pasur parasysh edhe lansimin e versionit të ri të këtij sistemi operativ, përkatësisht Android 3.0 Honeycomb, për të cilin thuhet se do të lansohet më 2 shkurt. / Telegrafi /