LAJMI I FUNDIT:

Ballkan Liga hapet me ekipe shqiptare

Ballkan Liga hapet me ekipe shqiptare

Përballja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës që do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren do të hap edicionin e ri në Ligën Ballkanike (BIBL).

Për skuadrën prizrenase ky është edicioni debutues në BIBL, ndërsa për pejanët ky është viti i dytë radhazi që marrin pjesë në këtë ligë, në të cilën në edicionin paraprak janë plasuar deri në gjysmëfinale.

Këto dy skuadra me traditë në basketbollin kosovar tashmë janë përballur me njëra-tjetrën në kuadër të edicionit të ri të Superligës së Kosovës, ku Peja është treguar më e mirë se Bashkimi dhe mu atë në Prizren.

Megjithatë trajnerët e të dyja ekipeve kanë deklaruar se tashmë e kanë “harruar” ndeshjen e parë dhe po mendojnë vetëm për duelin e së nesërmes, ku synojnë që të bëjnë lojë të mirë dhe të kënaqin adhuruesit e basketbollit kosovar.


Petar Mijoviç, trajner i Bashkimit: “Peja ka skuadër të fortë dhe këtë e ka dëshmuar në ndeshjen që e kemi luajtur në kuadër të kampionatit të Kosovës. Në përbërjen e saj Peja ka basketbollistë vendorë shumë të mirë, ku duhet veçuar Alban Veselin dhe Drilon Hajrizin, ndërsa edhe lojtarët e huaj i ka mjaft kualitativ, si amerikanët ashtu edhe kroatin Nenad Deliç. Peja sivjet ka ekip shumë të fortë dhe mjaft mirë të komponuar. Megjithatë ne jemi përgatitur maksimalisht për duelin e të martës. E kemi analizuar takimin e parë ndaj tyre, ku kemi pësuar humbje, i kemi shikuar anët tona të forta dhe ato të dobëta, andaj nuk na mbetet tjetër veçse të hyjmë në ndeshje dhe të luajmë lojën tonë. Shpresoj në përkrahje maksimale të tifozëve dhe nëse kjo ndodh, atëherë edhe mund të ketë befasi në palestër”.

Branimir Paviç, trajner i Pejës: “Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme, pa marr parasysh a bëhet fjalë për Ligën Ballkanike apo për garat vendore. E vërtetë është se kemi shënuar fitore ndaj Bashkimit para disa ditëve, por nuk ka qenë lehtë, sepse e kemi nisur mirë takimin, më pas kur është dashur që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, ne kemi çaluar dhe kështu rezultati në fund nuk ka qenë ai i prituri për ne, edhe pse shënuam fitore. Për këtë arsye them se gjasat për triumf në ndeshjen e nesërme janë 50-50. Por ne na mbetet të tregojmë forcën tonë reale dhe të japim maksimumin për të dal kokëlartë nga ajo palestër, edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë”.

Duhet theksuar se të pranishëm në ndeshjen hapëse të edicionit 2015/16 të Ligës Ballkanike (BIBL) do të jenë edhe zyrtarët më të lartë të kësaj të fundit, të cilët do të jenë të shoqëruar nga zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori