LAJMI I FUNDIT:

Brahimi: Jemi në shtëpinë tonë, duam fitore

Brahimi: Jemi në shtëpinë tonë, duam fitore

Mërgim Brahimi do të paraqitet nën petkun e Kosovës për herë të parë para tifozëve kosovarë dhe kjo e bënë të emocionuar djaloshin që luan me Grasshopperin.

Ai e respekton shumë kundërshtarin e radhës, por pret fitore në këtë takim.

“Është hera e parë që po vij në Kosovë për të luajtur me vendin tim. Më parë kam luajtur vetëm një ndeshje jashtë dhe për këtë jam i lumtur”.

“Të luaj para tifozëve të mijë, para familjes time është emocionuese për mua. Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të futem në fushë”.


“Kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe besoj shumë se do të bëjmë gjëra të mira në fushë”.

“Edhe pse kundërshtarin nuk e njoh mirë, e di qe kanë marr pozitën e katërt në Kupën e Afrikës dhe kërkon respekt. Ne jemi në shtëpinë tonë dhe normalisht që duam fitore para tifozëve tanë”, ka thënë Mërgim Brahimi për Telegrafin.

Mërgimi ka luajtur më parë për shpresat e Zvicrës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori