LAJMI I FUNDIT:

FBK-ja publikon përballjet e xhiros së tretë

FBK-ja publikon përballjet e xhiros së tretë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar ndeshjet e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës, në të cilën vlen të veçohet derbi ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Ylli.

Ndeshja Trepça – Golden Eagle Ylli do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në palestrën e sportit në Obiliq.

Ndërkohë të shtunën në program janë dy ndeshje, ku Peja dhe Sigal Prishtina vlerësohen favorite karshi Kerasan Prishtinës, përkatësisht Vllaznimit. Në këtë xhiro KB Bashkimi pushon.

E shtunë
Peja – Kerasan Prishtina 17:00
Vllaznimi – Sigal Prishtina 18:00


E diel
Trepça – Golden Eagle Ylli 19:00 (Obiliq)