LAJMI I FUNDIT:

Peja superiore, vjen fitorja e dytë

Peja superiore, vjen fitorja e dytë

KB Peja është treguar skuadër e fortë përballë KB Bashkimit në duelin e zhvilluar në Palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren duke fituar me rezultat 79-72.

Skuadra mysafire bëri paraqitje më të mirë se kundërshtari duke arritur të krijojë epërsi dhe pas çerekut të dytë u distancua bindshëm. Kur përfundoi pjesa e parë, rezultati ishte 31-47 në favor të pejanëve.

Edhe në vazhdim të lojës, nikoqirët në asnjë moment nuk e arritën kundërshtarin, porse në çerekun e katërt e dramatizuan paksa lojën.

Porse skuadra e Pejës u kthye shumë shpejt për t’i qetësuar tifozët në stadium dhe e mbylli ndeshjen me fitore prej shtatë pikësh epërsi.


Kjo ishte fitorja e dytë e Pejës në po aq xhiro, derisa Bashkimi mbetet me një fitore nga xhiroja e parë.

Përmendim se ‘Arpaxhikët’ me raste hidhnin gjësende në parket duke e ndërprerë kohës pas kohe lojën. /Telegrafi/