LAJMI I FUNDIT:

Vjen Alienware M18x

Vjen Alienware M18x

Sipas pohimeve nga kompania, Dell, respektivisht njësia e saj Alienware, është në përgatitje e sipër të laptopit për lojtarë – modelit M18x.

Siç kanë njoftuar nga kompania, laptopi i ri ekstrem për lojtarë do të ketë ekran TruLife 18.4-inçësh me rezolucion prej 1.920 x 1.080 piksela, e ai do të bazohet në procesorët mobil të gjeneratës Sandy Bridge.

Për opsione grafike do të ofrohet GeForce 640M i dyfishtë në kombinacion SLI, apo dy Radeon HD 6970M në mënyrë të punës CrossFireX. Bateria e tij do të jetë ajo prej 12-qelish.

Paraqitja e këtij laptopi pritet shumë shpejt, e ai do të ofrohet në ngjyrë të kuqe dhe të zezë. /Telegrafi/