LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani: Prishtinën në këtë gjendje e ka sjell Bylbyl Sokoli

Tovërlani: Prishtinën në këtë gjendje e ka sjell Bylbyl Sokoli

Prishtina po kalon nëpër një krizë të thellë. Skuadra më e madhe në vend kur kanë kaluar nëntë xhiro të elitës së futbollit kosovar, nuk ka arritur që të tubojë më shumë se nëntë pikë, për t’u ‘stacionuar’ në vendin e parafundit (11).

Ish-trajneri i kësaj skuadre, Afrim Tovlërani, zbulon se pse Prishtina ndodhet në këtë gjendje.

“Më vjen keq që po e shoh Prishtinën në këtë gjendje. Vite më parë kur kanë ardhur ekipet në Prishtinë, janë dorëzuar në Veternik, apo duke hyrë në qytet. Prishtina e ka humbur besimin, karakterin e skuadrës fituese. Ekipet po vijnë dhe po e shtrojnë lojën midis Prishtine".

"Krejt kjo është pasojë e vitit të kaluar, kur Prishtina shpenzoi shumë duke blerë futbollistë me shuma të mëdha dhe duke nënshkruar kontratë 6-mujore. Ish-trajneri Bylbyl Sokoli e ka sjell ekipin në këtë gjendje dhe ata që e kanë përkrahur strategjinë e tij".


"Turp të largohen prishtinasit dhe të sillen lojtarë me kualitete të dobëta. Ja disa emra: Endrit Krasniqi, Besnik Krasniqi apo ka mundur të rikthehet Behar Maliqi. Mendoj se më së paku faj në rezultatet e Prishtinës, ka trajneri Ramiz Krasniqi. Kryesia duhet ta gjejë një zgjidhje”, ka thënë Afrim Tovërlani për Gazetaolle.com.

Kujtojmë se Afrim Tovërlani i fituar me Prishtinën të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori