LAJMI I FUNDIT:

Javë e ngjeshur në pingpong

Javë e ngjeshur në pingpong

Këtë fundjavë është paraparë që të zhvillohet java e fundit e kampionatit ekipor të Kosovës për vitin 2015. Garat do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, me 10 dhe 11 tetor 2015 në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00.

Të shtunën do të zhvillohen garat e play-off-it të Ligës së Juniorëve, si dhe garat në Ligën e femrave, ndërsa të dielën garat në Superligë dhe në Ligen e parë. Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen xhirot e fundit të këtij sezoni, andaj edhe dashamirët e pingpongut do të kenë mundësinë të shohin shumë lojë atraktive, e interesante.

Në Ligën e juniorëve ekipet do të garojnë për pozitat përfundimtare varësisht prej pozitës që kanë zënë në fazën garuese. Të gjitha ekipet do të jenë të ndara në tri grupe, ku nga katër ekipe do të konkurrojnë për pozitën e parë, për pozitën e pestë, dhe për pozitën e nëntë. Për vendin e parë do të ndeshën: Shkolla (J) kundër Hasan Prishtina (J); si dhe Priping kundër Prizrenit.

Ndërsa në Ligën e Femrave, do të zhvillohen tri ndeshje kryesore, duke filluar me ndeshjen ndërmjet dy ekipeve nga Prishtina, e pastaj këto dy ekipe do luajnë kundër ekipit nga Gjilani. Prishtina deri tani s’ka asnjë humbje.


Në kuadër të Super Ligës do të zhvillohen tri xhirot e fundit, duke filluar nga ora 10:00, ndeshjet derbi pritet të jenë: Dodona – Lidhja e Prizrenit, Ahmet Hoxha- Prishtina, Elting-Kosova -Ahmet Hoxha.Prishtinës i nevojitet edhe një fitore që të shpallet kampione për vitin 2015.

Përveç këtyre ligave që përmendem më lartë edhe në Ligen e Parë, do të zhvillohen tri xhirot e fundit, duke filluar nga ora 14:30, ndeshjet derbi pritet të jenë, Sharri – Vllaznimi, Mushtishti – Vllaznimi, Mushtishti – Sharri. Prizreni tanimë ka siguruar vendin në Superligë.

Kujtojmë se Federata e Pingpongut të Kosovës është Federata e Parë kosovare e pranuar ndërkombëtarisht, me te drejta të plota, më 2003. Kurse ne Unionin Ballkanik te Pingpongut (BTTU), Kosova është pranuar në korrikun e vitit 2013.