LAJMI I FUNDIT:

iPad 2 me qasje USB?

iPad 2 me qasje USB?

Thashethemet më të reja janë se kompjuteri tablet iPad 2 i kompanisë Apple do të mund të ketë qasje USB.

Ky informacion do të thotë se Apple do të mund t’u del në ndihmë prodhuesve evropianë të pajisjeve dhe të integrojë qasjen microUSB i cili do të mundësonte mbushjen e baterive të pajisjeve.

Ndryshe, Apple iPad mbushet nëpërmes konektorit 30-pinësh për pajisje mobile. Aktualisht tek kjo pajisje adaptori USB mbështet vetëm importimin e fotografive nga aparatet digjitale, derisa me zbatimin e kësaj qasje disa pajisje periferike do të mund të shfrytëzonin iPad-in. /Telegrafi/