LAJMI I FUNDIT:

Bajrami vlerësohet nga ministri Murati

Bajrami vlerësohet nga ministri Murati

Fundjavën që lamë pas në listën e kampionëve evropian në kategorinë WBU, është shtuar edhe një boksier shqiptar. Bëhet fjalë për boksierin Tefik Bajramin i cili në meçin e zhvilluar të shtunën në Podujevë mposhti hungarezin Attila Makula.

Pas kësaj fitore të madhe të arritur Bajrami është shpallur zyrtarisht kampion i Evropës në versionin WBU(World Boxing Union) në kategorinë 91 kilogramë.

Pas këtij suksesi të arritur ai sot është pritur nga ministri i Diasporës, Valon Murati i cili këtë arritje të boksierit Bajrami e vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe e ka falënderuar atë që zgjodhi Kosovën si vend për ta zhvilluar këtë meç.

“Padyshim se ky sukses i arritur nga boksieri Bajrami, është një fitore e madhe për të gjithë ne. Tekif Bajrami është shembulli më i mirë që në disaporë ka shumë shqiptarë të cilat janë dukë e dëshmuar formën talentin dhe suksesin e tyre në shumë fusha. Unë e përgëzoj boksierin kosovar për këtë sukses të madh të arritur”, ka thënë ministri Murati.


Në anën tjetër edhe boksieri Bajrami ka premtuar se edhe në të ardhmen do të mundohet të fitojë edhe më shumë tituj dhe njëkohësisht ka falënderuar ministrin për pritjen dhe përkrahjen e ofruar nga ai.

Bajrami është boksieri i parë shqiptar që fiton titullin e kampionit të Evropës në verizionin WBU, kurse i suksesshëm është treguar edhe në karate dhe tajboks, si dhe në boksin amator. /Telegrafi/