LAJMI I FUNDIT:

Shitje e shkëlqyer e e-lexuesit Nook

Shitje e shkëlqyer e e-lexuesit Nook

Barnes & Noble pohon se lexuesi i saj i librave elektronike është prodhuesi më i shitur në historinë e kompanisë.

Pasi që Amazon është lavdëruar për shitjen e shkëlqyeshme të Kindle, edhe konkurrenti kryesor në fushën e shitjes së librave, Barnes & Noble, po ashtu ka njoftuar se lexuesi i saj i librave elektronike Nook është produkti i saj më i shitur.

Por njëjtë me Amazon, as Barnes & Noble nuk ka dhënë informata konkrete për numrin e pajisjeve të shitura Nook. Kështu që mbesin vetëm vlerësime të analistëve sipas të cilave Barnes & Noble ka shitur rreth dy milionë e-lexues Nook.

Barner & Noble pjesën dërmuese të shitjes së librave e realizon me anë të 717 dyqane të saj në SHBA, mirëpo në kompani theksojnë se me rastin e ditës së Krishtlindjeve përdoruesit kanë blerë apo incizuar një milion libra elektronike. Po ashtu theksohet se shitja e librave elektronike tani po tejkalon shitjen e librave klasike me anë të faqeve të saj internetit. /Telegrafi/