LAJMI I FUNDIT:

Edhe HTC bën gati tablet

Edhe HTC bën gati tablet

Një markë e re e regjistruar nga prodhuesi më i madh i telefonave të mençur mobil – HTC, mund të nënkuptojë që kjo kompani është duke u përgatitur që të zhvillojë kompjuterin e saj tablet, i cili do të rivalizonte me iPad-in e Apple.

Marka tregtare e quajtur “Scribe” e cila është regjistruar në zyrën amerikane për patenta dhe marka tregtare më 26 dhjetor, ndërsa në këtë regjistër thuhet se kjo pajisje është përshkruar si pajisje elektronike pa tela, ose ndryshe, kompjuter tablet.

Merret vesh se kompjuteri i ri tablet quhet HTC Scribe. Ndërsa për të njëjtën thuhet se tableti i ri do të dal në CES 2011, ose në Mobile World Congress. / Telegrafi /