Dikur, dikush patë thënë se guerila dhe populli janë në raport të njëjtë sikur peshku dhe uji. Pastaj filloi eksperimenti. Uji, peshku dhe akuariumi. E zbrazën akuariumin dhe besuan se peshqit do të ngordhin. Por, ujërat u përzien. Edhe peshqit. Vala e refugjatëve e vërshoi kontinentin. Edhe mijëra luftëtarë të veshur civil i kaluan nën dorë Polifemit të verbër. Tash, peshku i madh po e han të voglin edhe në akuariumin tonë…!
Ky është fundi i politikës! S’ka më politikë. Tingëllon apokaliptike, por vlerësojeni vet. Përfaqësuesit mandatin më nuk po e kërkojnë nga qytetari, por po e deklarojnë ta kenë marrë drejtpërdrejtë nga Zoti. Politika është art i së mundshmes. Kjo çfarë po ndodhë duket e pamundur. Por, po ndodh. Kanë lëvizur themelet e pushtetit. Themelet tashmë janë hapur në qiell. Përfaqësuesit e Zotit nuk e deklarojnë këtë vullnet në Parlament, por drejtpërdrejtë në popull. Populli nuk ka ku të ikë.
Dikush që pretendon të jetë normal, do të thoshte se kjo është çmenduri. Skema duket e thjeshtë. Zoti, dhe përfaqësuesit e Zotit. S’ka institucione as procedura të tjera. Qytetarët nuk janë të domosdoshëm për këtë rrëfim. Populli nuk ka vullnet. Ata nuk i përfaqëson askush.
Zotërat e luftës janë të plotfuqishëm. Vetëm ata jetojnë në paqe. Je duke pushuar në plazh? Je duke pirë kafenë e mëngjesit? Je duke shkuar në një ndeshje të futbollit? Je duke bërë seks? Je duke treguar barsoleta? Je duke ngrënë një specialitet pikant? Je në paqe…? BAM! Nuk je më! Nuk je në paqe. Mbase, nuk je fare. “Ti nuk ekziston”, është titulli i një kënge për dashurinë e shkelur dhe zemërimin. Lere dashurinë, njeri! Askujt nuk i duhesh. Nga paqja dhe dashuria askush nuk ka interes. Nuk je më as nën mëshirën e Zotit.
Absurdi ka mbuluar planetin. Teknologjia kundër ideve. Mijëra bilionë për luftë kundër ëndrrave, besimeve. Ushtritë klasike me armatim të rëndë janë bërë joefikase. Aeroplanë, tanke, nëndetëse gëlltisin kot miliardat. Nëndetëset nuk hyjnë nëpër gypat e ujësjellësit, as tanket nuk hyjnë nëpër diskoteka. Sistemet raketore nuk e godasin një atentator vetëvrasës, të ulur në tavolinën përballë.
Sot lufta nuk fitohet me armatim të rëndë, as me raketa. Me to veç sa e shpërndan zjarrin. Luftërat zhvillohen në kokat e njerëzve.
Rënia e kufijve i ka përzier njerëzit. Ne dhe ata jemi bërë vetëm “ne”. Kudo që godet, e godet vetveten.
Nuk ka më luftëra të jashtme. Të gjitha janë të brendshme. Të gjitha luftërat zhvilloheni në vendin tonë. Vendi ynë është një planet i bukur, me shumë ngjyra, ku dominojnë kryesisht ajo e kaltër dhe e gjelbër, apo thënë më thjeshtë vendi ynë është planeti Tokë. Edhe pse nga jashtë kjo me gjasë nuk duket, ka shumë shenja se këtu (ende) ka jetë. Ka lloj-lloj gjallesa që e hanë njëra-tjetrën dhe kështu jetojnë. Të gjithë do të jetonin kështu të lumtur, sikur të mos ishte ai momenti fatkeq kur njëra nga speciet filloi të mendojë për të ardhmen. Filloi të mendojë se është e veçantë. Kështu ajo u bë lloji më i rrezikshëm në planet…! Njeriu filloi të kërkojë kuptimin!
Tash, lidhur me Tokën mos na kapni për fjale, sidomos për ngjyrat dhe formën. Dikush mund të thotë se e kam harruar të kuqen e cila i shkaktoi aq dhembje këtij planeti për gati një shekull. Dikush mund ta përmend të verdhën si rrezik që po vjen dhe mund të përfshijë planetin. Dikush do ta përmend të zezën… dhe do të thotë: “Darker, be njeri”! Preferencat nuk gjykohen!
Të gjithë kanë pak a shumë të drejtë. Por, kur jemi te forma, ka ende dilema nëse Toka është krejtësisht e rrumbullakët, ndërkohë që ka edhe të tillë të cilët e përmendin edhe formën elipsoide. Disa të tjerë, më të “ndritur”, ende mendojnë se ajo është e rrafshët dhe se planetin e mbajnë mbi shpinë dy dema që turfullojnë. Nuk besojnë ata në spektaklin televiziv të shkuarjes në Hënë, as për sondat që prekin ndonjë planet tjetër të sistemit diellor. Nga ato që nuk i shohim e besojnë vetëm Zotin. Secili Zotin e vet. Të tjerat thonë se janë rrena… të Amerikës. Ikje masive nga teknologjia dhe bota e komplikuar, në një më të thjeshtë. E thjeshta është e komplikuar në fakt…! Ec e merre vesh!
Nuk ka më ndarje në “ne” dhe në “ata”!. Vorbulla e luftës dhe gjithçka që po bëhet në emër tonë, po na bënë me u ndie më të afërm në mes vete. Të gjitha luftimet zhvillohen në popullin tonë. Populli ynë është sikur ajri që e mbështjell këtë planet. Populli ynë quhet njerëzim! Qytetar! Civil.
Civilët janë qytetarët e botës dhe nuk luftojnë me askënd. Nuk kanë përse. Të gjithë e kanë kuptuar tashmë se janë në dorë të Zotit. Janë pengë. Më saktë, të zotave. Atyre të luftës.
Derisa shtetet, organizatat, individët, kanë misione të ndryshme, civilët e kanë veç një mision: të jetojnë. Të mbijetojnë në fakt. Kështu e vazhdojnë të vetmen gjë që ka kuptim në këtë planet dhe e cila e bënë atë ndryshe nga miliona të tjerë: e vazhdojnë jetën! Luftën e bëjnë shtetet, organizatat, idetë, e kohëve të fundit po luftojnë edhe vetë zotat në mes vete, në fakt të zgjedhurit e tyre. Lëre anash se ato që bëhen në emër të Krijuesit nuk i gjen në asnjë libër të shenjët.
Lufta dhe Paqja janë alternativat e vetme që po mbesin. Zoti i luftës po do me dominua planetin, ndërkohë që ai i paqes po humb terren. Askush nuk ka profit nga paqja. Lufta është biznesi kryesor.
E kuptoj. Mund të tingëllojë si blasfemi. Dikush në anën tjetër të planetit mund të ndihet i ofenduar edhe pse më së paku kjo ka të bëjë me të. Kjo mund t’i japë motiv për luftë atij dhe ta nxjerr atë nga gjumi shekullor. Me mileniume , thuaj! Paqja është gjumë, mendojnë ata. Jeta është gjumë! Ekzistojnë vetëm Ferri dhe Parajsa. Deri tash së voni Ferri ishte diku tjetër, shumë larg nga kanapeja jonë dhe shihnim vetëm në ekranet e sheshta, por tash edhe atë sollën në mes nesh…! Nuk e largojmë dot vetëm duke prekur telepilotin. Nuk dalim në kanal tjetër. Luftën na e sollën në kuzhinë, në kafene, në këndin e rrugës, aty ku është një furrë e vogël, apo një libërshitës i cili shet shumë libra mbi trotuar!
Kujt i duhen gjithë ato libra. Militantëve u mjafton vetëm një.
Krejt kjo ishte fillimisht si një luftë për paqe! E kush do t’i mbrojë libërshitësit skaj rruge?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërse Shakira nuk është martuar akoma me të dashurin dhe babanë e fëmijëve të saj, Gerard Pique?
Rrëfimi i Avril Lavigne për sëmundjen e rëndë: Më është dashur të pranoja se po vdisja dhe e ndjeja sikur më shuhej trupi
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet