Ilir Meta, kreu i LSI dhe kuvendit që ka ruajtur gjithnjë një qetësi të admirueshme në daljet publike, befas është shfytyruar në një intervistë për VOA. E ka hedhur pas shpine sloganin e njohur, “me qetësi e dashuri” dhe ka filluar t’i kujtojë gazetares se si duhet të bëjë gazetari ose numrin e votave që partia e tij ka fituar në zgjedhjet e fundit.
Të dyja nuk kishin asnjë lidhje me thelbin e pyetjes, me përjashtim të faktit që u bënë lajmi më i rëndësishëm i vizitës së tij në SHBA, duke rrënuar përpjekjen për një imazh tjetër në raportet me Uashingtonin. Video e Metës ishte dje më e klikuara në portale dhe më e shpërndara në rrjetet sociale. Duke provokuar, siç ndodh rëndom edhe një numër pafund komentesh negative. Madje kishte një shpërndarje të tillë, sa dukej më shumë punë e një grupi të organizuar mirë se sa thjeshtë pasioni i shqiptarëve për të ndarë në publik dobësinë live të një politikani.
Tensioni i Metës në studion e VOA hapi dy probleme tejet delikate dhe të rëndësishme. Në aspektin personal, Meta rrënoi gjithë marketingun e vizitës së tij në SHBA. Në fund, në mungesë të një takimi realisht zyrtar në Departmanetin e Shtetit (Gjë që u nënvizua edhe nga gazetarja e kanalit shtetëror të Qeverisë së Uashingtonit) ajo që mbeti dhe shënjoi vizitën ishte pikërisht nervozimi i kreut të Kuvendit. Por si shpjegohet që Kreu i Kuvendit dhe delegacioni i tij nuk e kaloi dot derën e Departamentit të Shtetit në Uashington? Pyetja se kë do takojë Meta në linjë zyrtare ishte shtruar që para vizitës së tij dhe përgjigjen e dha gazetarja e VOA.
Pyetja që vjen më pas, është: a ka ndonjë problem në raportet mes Shqipërisë dhe SHBA, përderisa takimet zyrtare thuajse janë reduktuar ndjeshëm? Jo vetëm te Metës, që nuk u takua as nga Asistent Sekretarja e Shtetit për Evropën, Nuland në Korrik kur ishte në Tiranë, por me gjasë edhe të Ramës që e kaloi vizitën e tij 10 ditore në Nju Jork vetëm më një foto protokolli me Obamën.
Pra ç‘po ndodh në raportet me aleatin kryesor të Shqipërisë?! A ka lidhje kjo ftohtësi me deklaratat e Ambasadorit të SHBA për personat e inkriminuar në Parlament dhe në pushtetin lokal? Po me raportin e Departamentit të Shtetit që akuzonte deputetë të Parlamentit që kanë qenë pjesë e trafikut të qenieve njerëzore? Me gjasë po. Por kjo është vetëm njëra anë e problemit. Ai tjetri dhe më kryesori ka lidhje më imazhin dhe perceptimin që po krijohet për Shqipërinë në perëndim. Gazetarja e VOA ishte krejtësisht në të drejtën e saj. Emri i Metës është përmendur në rastin Doshi; është përmendur në rastin DIA dhe në shumë afera të tjera. Ai është përmendur nga vetë PS si simbol i abuzimit me pushtetin.
Dy javë më parë, një prej ikonave të gazetarisë Hard në Europë, Tim Sebastian, e përmendi me emër Metën në intervistën me Edi Ramën. Pavarësisht përgjigjes së Ramës, ai e orientoi intervistën, ashtu si gazetarja e VOA tek kriminelët në parlament dhe tek korrupsioni. Pyetja më thelbësore në këtë rast është: si shpjegohet që në perëndim dhe në nivele të tilla, Shqipëria të identifikohet kaq thellë me kriminim dhe banditët në Parlament; si shpjegohet që politikanët e lartë të identifikohen me emër si shkelës të ligjit dhe gjeneratorë të korrupsionit? Kush e ka krijuar këtë klimë dhe kush mban përgjegjësi për imazhin e rrënuar të Shqipërisë. 80 % e intervistës së VOA ishte mbi këto probleme dhe më shumë se gjysma e intervistës së Sebastian po ashtu. Në korridoret politike të Evropës flitet veç për kriminelët në Parlament dhe për blerjen e votës. Atëherë kush po e rrënon imazhin e Shqipërisë?!
A duhej të ishte thelluar Meta më mirë në këto pyetje? A duhej t’i jepte ai më mirë një përgjigje të qartë për të gjitha këto gazetares së VOA se sa ti mësonte normat e gazetarisë?! A e ka pyetur ndonjëherë Kryeministri veten për këtë gjendje dhe në fund, a ka edhe ai një përgjigje? Dmth, a e dinë Rama dhe Meta se cfarë do të thotë për Perëndimin kur një deputet akuzon kryetarin e Kuvendit se ka dashur ta vrasë?
Kur një tjetër deputet nxjerr koburen në oborrin e komisariatit kundër qytetarëve që kanë shkuar atje për një denoncim? Kur një tjetër deputet jep dorëheqjen se është dënuar nga drejtësia italiane. Dhe mbi të gjitha se ç‘mund të ndodhë me këtë vend, kur Ambasadori i SHBA, i lodhur nga shurdhësia e politikanëve për dekriminalizmin dhe korrupsionin i drejtohet popullit me fjalët: Mos i votoni të inkriminuarit. Nëse Meta dhe Rama nuk e dinë, me siguri që ndërkombëtarët kanë shumë mënyrë për t’jua bërë të ditur. /Opinion.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?