Bleona, gati krejt lakuriq, pak a shumë si deputetët në Parlamentin e Kosovës, pa vullnetin e saj u përfshi në një debat virtual. Dhe, po të mos ishte tymi, qytetarët do të tmerroheshim me gjithë atë lakuriqësi në Parlament. Ka lakuriqësi e lakuriqësi.
“Nuk është turp, veç me i shplu b…”, thoshte dikur një plakë gjysmanalfabete në lagjen tonë. Marre është me vjedh, me rrejt, me mashtrue… dhe i numëronte krejt marret e kësaj dynjaje të rrejshme. Natyrisht, ishte pak a shumë e marrë. E ngatërronte politikën me krimin. Po të ishte marre, nuk ishin krejt këto dukuri në Parlament. Por, ajo nuk e kuptonte politikën, as shtetin. Nuk po fliste për politikë, as për Parlament plaka. Thjesht, ajo fliste për moralin publik në televizorët e asaj kohe. Televizorët asokohe ishin ende bardhezi. Vetëm Marilyn Monroe zbulohej aksidentalisht. Kanë ikur ato kohë… legjendash.
Por, do ti, njerëzit u ofenduan. Jo me Parlamentin, as me politikën, as deputetët, por me Bleonën. Në albumin e fotografive të grave shqiptare nëpër shekuj, Bleona e ka zbuluar gushën. Qy, gushën…! E komentuesit…?!
Komentuesit sot janë bashkautorë të krejt asaj çka shkruajmë. Ka shumë lexues që lexojnë fillimisht komentet, pastaj shkrimet. Ende pa e lexuar një shkrim, ndihen krenarë ose të ofenduar. Ka që komentojnë veç në bazë të komenteve, pa e lexuar shkrimin tënd fare. E dinë kush e ka shkruar. Mjafton. Pra, komentuesit janë navigacioni.
Por, të hyjmë drejt e në Parlament. Ups! Të hyjmë drejt e në temë, desha të them, se në Parlamentin tonë nuk hyhet pa maskë. Të gjithë janë me maska. Tash nuk mjafton vetëm maska, sepse lotsjellësi nuk është i vetmi problem si deri më tani. Seancat e Parlamentit nuk lejohet të përcillen nga fëmijët, në TV. Edhe nga gjashtëmbëdhjetëvjeçarët, të cilët tashmë falë “Google”-t i kanë kuptuar gjërat; seancat e Parlamentit mund të përcillen vetëm nën “vëzhgimin” e prindërve. Për shkak të dhunës. Sa për moral…
E, në rrjete sociale ka filluar një debat historik. Thënë me saktë, histerik. Prandaj, e filluam me Bleonën. Pa dashjen time dikush më përfshiu në këtë debat duke më sugjeruar një “link”, ku ajo ishte personazh i një debati të ashpër, e plot me fyerje, gati si në Parlamentin e Kosovës. Debati po bëhej rreth femrës shqiptare në histori. Kjo bën, ajo nuk bën. Turp e marre bashkë, varësisht prej krahinave autonome shqiptare nëpër botë. E kishin futur Bleonën në një radhë me disa femra, të cilat për diçka konsideroheshin të mëdha dhe të paharruara nëpër shekuj. Apo ishin thjesht gra të kohës nëpër fotografi të vjetra. Kryesisht ishin pamje femrash, që rrezatonin pafajësi dhe ndershmëri, ashtu të mbuluara deri në fyt. Ato, nën rrobat e tyre nuk ishin lakuriq. Kush mendon ashtu, duhet me i ardh’ marre! Edhe turp. Ndër to, fotoja nudo e Bleonës sikur nuk lidhej me vargun…. Ajo protestonte.
Sidoqoftë, Bleona me gjasë nuk e do historinë! Për dallim prej shumë parlamentarëve tanë, meshkuj e femra, ajo jeton në të tashmen. Nganjëherë këndon e nganjëherë, kur nuk e vërejnë, edhe zhvishet. Nuk hedh lotsjellës. Kështu e merr vëmendjen e publikut, i kap mediat botërore, sikurse lotsjellësi në Parlament. Deri në përlotje. E kanë futur në radhë, sepse thonë Bleona është e guximshme, legjendë e gjallë. Ajo është njëlloj “Mic Sokoli” i kohës sonë: pa frikë ia hap gjoksin aparatit fotografik.
E, ka legjenda dhe legjenda. Ka edhe përfaqësues të legjendave. E, me përfaqësuesit e legjendave, shoqëria jonë edhe 16 vite pas lufte ka ende telashe. Ti thua diçka postmoderne në Parlament, e del përfaqësuesi e të thotë se X legjenda nuk mendonte ashtu. Ai e përfaqëson dhe interpreton legjendën. Ec e debato kur legjenda mendonte ndryshe. E ti je veç një përfaqësues i njerëzve të thjeshtë, i qytetarëve.
Kështu na bëjnë të turpërohemi dhe të ndihemi fajtorë, kur ndonjë kushëri i largët, apo stërmbesë e legjendave nuk mendon si ne. Ne korrigjohemi. Pikëllohemi kur ndonjë përfaqësues i legjendave nuk zgjidhet në një post me përgjegjësi në institucione, kompani publike apo edhe në qarqe akademike. Vetëm ata janë të besueshëm. Vetëm ata e meritojnë, pavarësisht kualifikimeve profesionale apo shkencore. Nuk është me rëndësi se sa përshtaten me përgjegjësinë. Është me rëndësi “origjina e familjes, pronës private…” apo edhe e shtetit! Se shteti e ka origjinën te legjendat, e jo te qytetari. Nuk dihet kush dhe kë krijoi: shteti legjendat apo legjendat shtetin?!
E, ne duhet vërtet të turpërohemi. Jetojmë krenarë në një botë legjendash e përrallash, ku politika nuk arriti të na e sigurojë as diçka që u ngjante ëndrrave të zakonshme, të njeriut të zakonshëm.
Por, po e lëmë Parlamentin me krejt lakuriqësinë e vet, të mbuluar veç me rroba të tejdukshme me nuanca të kaltra e të verdha apo edhe me xhamadanë vija-vija, gjithsesi të gjithë lakuriq nën rrobën e tyre parapolitike dhe po kthehemi te Bleona…!
Ajo duket më mirë. Madje edhe më e sinqertë! Edhe më e përgjegjshme! Në fund të fundit, pas saj nuk ecën historia. Ajo është futur në garë vetëm me “asetet” e saj. Pastaj, nuk di të këndoj si Rita Ora. Lufton me çka ka…!
Por, legjendat, më saktë përfaqësuesit biologjikë apo historikë të tyre, e kanë kapur shtetin. E vëzhgojnë edhe Facebook-un dhe ti aty nuk futesh dot direkt nga shtrati, por duhet të futesh i veshur me kostum dhe kravatë. Nuk bën të komentosh si të duash politikën. Aty edhe Qeveria e thotë atë që nuk arriti ta thotë në Parlament. Aty komentohet vetë Parlamenti. Mark Zuckerberg, kur të debatohet për politikën në Facebook, sidomos për Parlamentin, të lutem bëje të obliguar shenjën paralajmëruese: 18+!
Ndërkaq, ne jemi të privilegjuar. Legjendat, përmes përfaqësuesve të vet, na mësojnë edhe se çka dhe si duhet të mendojmë, nëse duam të jemi patriotë. Ata na e presin biletën. As në Akademi të Shkencave nuk hyn dot, pa të dhënë “izë”. Fillimisht të aprovon komuniteti prej nga vjen, përfaqësuesit dhe pastaj ai shkencor.
Ndoshta ju tingëllon blasfemike, por edhe shkenca është mbivlerësuar. Kush e kupton se çka është shkenca te ne. Edhe Rektorin e universitetit publik e shkarkuan, pastaj edhe e kthyen përsëri përmes një debati krejtësisht joshkencor dhe joprofesional. Legjendat po ia kthenin goditjen, sepse Rektori nuk kishte lejuar privilegje për pasardhësit. Kishte kërkuar nivel akademik. Pastaj, Rektori vet i ka fajet se u ndesh edhe me shkencëtarët. U kërkoi punimet shkencore shkencëtarëve tanë, që ata nuk i kishin. Por, i kishin përgjegjësitë akademike, udhëheqin institucionet akademike. Aty i delegoi partia edhe historia. A nuk mjafton?
Rektori nuk e pranoi faktin politik se vetëm pjesëmarrja në protesta ose luftë sjell kredi të mjaftueshme akademike. Nuk ke nevojë as të shkosh në provim. Vjen provimi te ti. Nuk të noton profesori ty, por ti profesorin! Nëse nuk e noton mirë profesorin, ai nuk rizgjidhet. Nejse… ka raste edhe kur nuk është kështu.
Por, Rektori nuk është lakuriq. Nuk e di se si na hyri në këtë rrëfim edhe pse nuk është as deputet, as ka pozuar për magazinën “Playboy”, si Bleona. As ka maskë…!
Pra, komentuesit janë ndier të ofenduar se si hyri Bleona e “veshur” lakuriq, në mes atyre zonjave të veshura vetëm në rrobat e kohës? E Bleona beson se asnjë dizajner nuk mund të arrijë të hedhë mbi trupin e saj një bukuri më të madhe se vetë Krijuesi i Plotfuqishëm. E keni parë në plazh se si bukuria nuk përputhet me shtresat sociale? Mbeten keq ata që rrugëve ecin veç me rroba dhe “aksesorë” të shtrenjtë…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërse Shakira nuk është martuar akoma me të dashurin dhe babanë e fëmijëve të saj, Gerard Pique?
Rrëfimi i Avril Lavigne për sëmundjen e rëndë: Më është dashur të pranoja se po vdisja dhe e ndjeja sikur më shuhej trupi
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet