Vuajtjet e refugjatëve ishin dhembja globale e kësaj vere, e cila e ka tronditur krejt botën. Sidomos internetin. Ata po përpëliten nëpër ekranet tona, të të gjitha dimensioneve. Prej televizorëve gjigantë deri te telefonat smart.
Nuk la kush pa qarë online, madje edhe vetë trafikantët. Këto ngjarje ishin të shoqëruara edhe me vapë të jashtëzakonshme, sikur të ishte një përpjekje hyjnore për mos me e përballë drejtpërdrejt valën e refugjatëve me valën e ftohtë të refuzimit. E dimri është paralajmëruar i ftohtë, më i ftohtë sa nuk bëhet, ndërkohë që në kufijtë e Evropës po mbin një “lule” me gjemba. Nuk është “trëndafil në gotë”, është lulja e fundit, që mund të përshtatet me ëndrrën për lëvizjen e lirë.
Është mbushur linja kufitare e Evropës përplot tela me gjemba edhe politika jonë po e ndjek trendin evropian. Ndërkaq, ujdhesa e quajtur Kosovë, nga jashtë dhe nga brenda, është rrethuar, dy herë, prej telash me gjemba. Ngjan me kurorën me gjemba, të Jezusit! Apo të Hazreti Isës, siç do të thoshin disa të tjerë.
Vetëm një vit më parë, në lumin Sava, në kufi me Hungarinë, u mbytën kosovarë, në mes tyre edhe fëmijë, të cilët po i trafikonin për në Gjermani, në përpjekje për të kaluar kufirin. Statistikat zyrtare flisnin për dhjetëra e mijëra, e ndoshta edhe njëqindmijë. Gjithsesi, kjo nuk prodhoi sërish dhembje globale, sepse globi është ngopur me një rrëfim që as pas 15 vitesh nuk e ka gjetur një fund të lumtur për veten. Ndërsa, pozita po e deklaron një të tillë, opozita po e sfidon Evropën me akuza për parime të dyfishta. Kështu, alkimistët po përpiqen të gjejnë një formulë…!
Edhe Prishtina është e mbushur me barrikada. Politike dhe logjistike. Del në rrugën tënde për të ikur nga media dhe e sheh se nuk del dot. E kanë gropuar. Kanë filluar të punojnë diçka në një gropë që do të mbyllet pas një jave apo dy dhe e vë në pikëpyetje shëndetin tënd mental: a nuk e kishin hapur edhe muajin e kaluar në të njëjtin vend? Mirë vizat, por përse më mbyllni kalimin nëpër lagje?
Rrugët janë bërë si në Siri, veçse në vend të predhave, makinat e metalta pamëshirshëm e presin rrugën nën gomat e makinës tënde dhe ti e gjen veten si ai miushi që e kanë futur në labirint. Veçse nuk ka askund një copë djathi.
Ky shtetrrethim tashmë ka një vit e disa muaj, dhe është pjesë e programit evropian të testimit të shëndetit tonë mental: po testohet efikasiteti i kleptokracisë nacionale dhe lokale, në bashkëveprim me atë ndërkombëtare. Pyetja testuese është: ky popull që u mbijetoi perandorive, e madje edhe përzënien e plotë nga shtëpitë e tij më 1999-n, a i reziston dot pushtetit që e zgjodhi vetë? Tash, e zgjodhëm apo jo vetë, në zgjedhje kemi dalë!
Nëse ju duket kaotike situata, nuk jeni çmendur ende. Jo. Nuk e keni fajin ju, e as unë. Ne po qëndrojmë para pasqyrës dhe po e zgjasim dorën përtej xhamit të ëndrrave që valëzon dhe na shkrep ideja se po hyjmë në botën e çudirave. E si mund të hysh në botën e çudirave përmes një rruge të zakonshme? Papritmas, shohim veten të dëshpëruar para pasqyrës, se si vështrojmë me bebëza të zgjeruara në murin prej teli, që i ndalon për në Evropë vetëm sirianët, libianët dhe ne. Të gjithë po ikin nga “parajsa”.
Për dallim prej sirianëve, ne e kemi Evropën brenda, kemi valutën, gjykatat, ushtrinë, ambasadat që qeverisin me vendin, politikën që vetëqeveris fondet dhe janë bërë kryesisht milionerë, veçse ne nuk bën të dalim andej pasqyrës. Pasqyrë moj pasqyrë, krihet Evropa në anën tjetër, na grish, e ndërkaq të përzier me refugjatët e tjerë, nuk po e njohim më as veten.
I përhumbur në trafik, ku ndihesh si në fushëbetejë, po dëgjoja radion që po raportonte me stres për Greqinë. Ndërsa ne duam të hyjmë brenda, ata po hamenden: të dalin apo të rrinë në Evropë? Pra, Greqia tash ka të tjera halle. Por e kanë një fat: nuk e kanë Serbinë në kufi. Kjo duhet të pajtohemi se është një përparësi e madhe gjeopolitike. Këtë e dinë më së miri Sllovenia dhe Maqedonia, të vetmet vende që e kaluan lumin, pa u lagur.
Siç e keni kuptuar, të gjithë janë ngritur në këmbë për ta futur Serbinë në Evropë. Me apo përkundër dëshirës. Duhet patjetër, “për ta bërë Evropën të plotë”. Vetë zëvendëspresidenti Bajden, i paska thënë “kokë më kokë” kryeministrit serb. Kështu deklaroi ai me t’u kthyer në Beograd. Përpos, nëse nuk është ajo formula e Brukselit: ne po merremi vesh kështu, e ju kur të ktheheni në shtëpi, flisni si t’ju përshtatet.
Po de edhe deklaratat e zyrtarëve evropianë janë bërë më të vështira për t’u interpretuar, se sa disa kapituj nga librat e shenjtë. Kështu ndodh kur nuk flet dot drejtpërdrejt me “autorin”! Zëdhënësja nga BE deklaroi se “Asociacioni” i krijuar në Bruksel dhe ai shpallur në Preshevë, nuk janë njësoj. Kot emri i njëjtë.
Popujt nuk janë të njëjtë, or mik! Si të ta shpjegoj? Për shembull: një palë këpucë numër 40, për dikë mund të jenë tamam e për dikë të vogla. Kështu është kur nuk të pyet askush sa e ke numrin e këmbës, apo jo? As nuk të bëjnë një palë këpucë për këmbën tënde, as të ofrojnë për të provuar këpucën e të Përhiturës dhe ti më kot e mban këmbën gati. Për shkak të edukatës, nuk desha të thosha: “më kot e mban… lart”. Po më mirëkuptoni. Thjesht, Ti nuk je e Përhitura, e madje as pjesë e përrallës me fund të mirë. Ndoshta je në përrallën e gabuar?
Pra, deklarata e zëdhënëses Kocijançiq u lexua me dëshpërim nga shqiptarët dhe me triumf nga zyrtarët serbë. Po shihet se duhet mbështetur Serbia, e cila për arsye strategjike duhet të hyjë në Evropë, i pëlqeu asaj apo jo, ndërsa shqiptarët…vetëm nëse rrinë urtë. Pra, urtë shqipe, urtë!
Vapa iku, shpëtuam! Përjashta mbeti pluhuri i rrugëve të kafshuara në një përpjekje të ngathët për të arsyetuar një tender dhjetë milionësh të BE, për të ribërë ujësjellësin e (krye)qytetit. Si t’i ikësh realitetit, kur asgjë nuk funksionon? Është makth, apo jo?
Të ikësh apo të qëndrosh këtu?, pyetet Hamleti lokal, i cili po lufton për të mbijetuar në mes të ëndrrave të rrethuara prej telash me gjemba, nga brenda dhe nga jashtë.
Ndërkohë, opozita do rolin e të Përhiturës. Do këpucën…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërse Shakira nuk është martuar akoma me të dashurin dhe babanë e fëmijëve të saj, Gerard Pique?
Brenda rezidencës luksoze të Shakiras në Miami ku ajo po jeton pas ndarjes nga Pique dhe zhvendosjes nga Barcelona
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Moti për pesë ditët e ardhshme
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet