Në një konferencë shtypi me rastin e vizitës në Berlin të Kancelarit të Austrisë, Werner Faymann, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, hodhi idenë për organizimin e një samiti të Bashkimit Evropian në ditët e javës së ardhshme. Fjala është për gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, krizë që, me sa duket, e gjeti Evropën të papërgatitur.
Angela Merkel, edhe pse ka qenë në breshërinë e kritikave për hapjen e kufijve, duke u parë kjo si një precedent i rrezikshëm, është e vendosur megjithatë në qëndrimet e njohura të saj. Ne jemi në një situatë, pohon ajo, që nuk është shumë e lehtë dhe kjo është një nga sfidat më të mëdha që kemi pasur në dekada. Ndryshe nga kundërshtarët e saj në vend, Merkel është optimiste për t’i qetësuar këta të fundit edhe për faktin që “ajo çka po ndodh këto kohë, do të ndryshojë rrënjësisht Gjermaninë në vitet në vazhdim”, duke aluduar me këtë zgjidhjen e problemit të njohur demografik, ku Gjermania mbahet midis vendeve me mesataren më të lartë të moshës.
Përballja me këtë sfidë jo të zakonshme këto ditë u bë objekt diskutimi në takimin e ministrave të Brendshëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian, ku për fat të keq nuk u arrit asnjë rezultat për të detyruar secilin vend me kuotat përkatëse të pranimit të refugjatëve dhe emigrantëve. Ajo që ka rënë në sy ka qenë se Gjermania dhe Franca u bënë mbështetëset e para të kësaj nisme.
Por kjo, siç është e njohur, nuk gjeti mirëkuptim nga ministrat e Brendshëm të vendeve të tjera, sidomos nga ato të Evropës Lindore, si Hungaria, Çekia, Polonia, Sllovakia, duke mos e marrë gjithashtu në konsideratë propozimin e një jave më parë të presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker për kuotat e detyrueshme për sistemimin e refugjatëve në secilin vend anëtar të BE-së. Kështu, fluksi i refugjatëve, deri tani, në vend që t’i bashkojë, vazhdon t’i mbajë të ndarë këto vende nga njëri-tjetri. Janë këto arsyet që homologu i tyre gjerman ka kërkuar vendosjen e sanksioneve financiare për këto vende të BE-së.
Gjermania, pavarësisht pengesave, duket më bujarja. Ajo pritet të pranojë rreth një milion veta, gjë që ka zgjuar forma të ndryshme proteste në vend. Kancelarja Merkel dhe më tej, duke iu drejtuar bashkatdhetarëve të saj ka kërkuar prej tyre më shumë fleksibilitet, duke i parë këta refugjatë si viktima të vendeve që janë në luftë, si Siria dhe që “humanizmi, ndihma ndaj tyre të ngrihen mbi çdo lloj ksenofobie”.
Edhe gjatë ditëve të fundit, fluksi i refugjatëve është rritur. Sipas Agjencisë Evropiane të Kufirit, “Frontex”, mbi gjysmë milion refugjatë dhe emigrantë janë regjistruar në kufijtë e Bashkimit Evropian. 160 mijë numërohen vetëm gjatë muajit gusht, kur vitin e kaluar numri i tyre ishte 280 mijë.
Sikurse shihet, edhe pse kjo situatë në përmasa të tjera është shfaqur më herët, çuditërisht, duke u lënë jashtë fokusit të saj, kjo- aktualja, e zuri Evropën gafil. Është folur, madje, janë bërë dhe takime si ai i katër muajve më parë, i presidentëve dhe kryeministrave të shteteve anëtare të BE-së, duke përcaktuar fushat me përparësi të veprimit. Por reagimi evropian përsëri ka mbetur i mekët, pavarësisht dhe krijimit të misioneve të tilla, si ai patrullues “Triton” për shpëtimin e refugjatëve dhe emigrantëve, pas atij “Mare nostrum”, që zgjati mbi një vit, për të njëjtin qëllim.
Tashmë, rritja e kësaj krize e ka vënë Evropën para një sfide të vështirë. Dhuna, brutaliteti nuk mund të jenë zgjidhja, përderisa vala e refugjatëve vazhdon. Edhe masat e tjera, deri diku të zbehta, si dhënia e fondeve shtesë për forcimin e kufijve për vendet që bëhen streha e parë apo operacionet e përbashkëta detare nuk e kanë frenuar këtë vërshim.
Prandaj dhe takimi i javës së ardhshme i BE-së pritet për shkak të zgjidhjeve të nevojshme që vendet anëtare do të vendosin së bashku, edhe pse situata në vendet nga vinë këta refugjatë i bën këto zgjidhje më të vështira.
Në Siri luftimet vazhdojnë prej disa vitesh apo në Irak, Libi e gjetkë mbretëron kaosi e ku pasiguria, prapambetja ekonomike rriten vazhdimisht. Gjetja, për shembull, e një zgjidhjeje politike në Siri në marrëdhënie të ngushtë edhe me faktorë të tjerë jashtë BE-së do të ishte fatlume për t’i dhënë fund luftës në këtë vend. Pra, çështja është për një strategji të zgjuar të përbashkët.
Diferencimi i refugjatëve mbi bazën e kushteve reale nga vinë, riatdhesimi, por dhe gjetja e rrugëve për nxitjen e bashkëpunimit edhe me vendet e mësipërme për stabilitetin, sigurinë e tyre, do ta bënin më rezultativ “guximin kolektiv” të BE-së, sikurse sugjeron dhe presidenti i Komisionit Evropian. E rëndësishme është që në takimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të kapërcehen kontestimet e deritanishme për kuotat e pranimit të refugjatëve, me solidaritetin e të gjithëve. Ndryshe, nuk mund të përballohet kjo sfidë dhe për rrjedhojë, kriza do të jetë e pranishme, madje, në përmasa ndoshta edhe më të mëdha. /Panorama/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti