Pse shkrimi i Blushit pati në rrjetet sociale kaq efekt, pyeta veten dje në mbrëmje. Ai dhe një shkrim i Mehmet Krajës për ikjet në Kosovë kishin maksimumin e leximeve, në një mori lajmesh, analizash dhe si gjithnjë, akuzash pështyrëse.
Besoj se përgjigjja më bindëse është ajo se ndryshe nga gazetarët e zakonshëm. Blushi thotë disa të vërteta për politikën duke qenë edhe vetë pjesë e saj. Dhe i thotë këto jo për kundërshtarët, por për familjen e tij politike. Si një reflektim dhe pendim edhe i tiji vetë.
Tezat e Blushit për varfërinë dhe dështimin e politikës në luftën ndaj saj nuk janë të reja. Nuk janë as teza vetëm shqiptare. I gjithë rajoni mbërthehet në një debat si ky. As tezat për mungesën e shpresës dhe mbi të gjitha për modelet e përmbysura, që po i afishojmë rinisë dhe brezit të ri. Janë pjesë e një shqetësimi të madh, në të cilin, nëse fqinjët janë realisht të shqetësuar, ne më shumë bëjmë sikur shqetësohemi.
Nuk do merrem me modelet që po krijojmë dhe me pabarazinë në shoqëri. Nuk dua të them se përse shoqëria shqiptare po prodhon më shumë pabarazi dhe përse të pasurit po i përdorin politikanët si marioneta në funksion të interesave të tyre. Përse të rinjtë shohin me trishtim se modeli që u ofrojmë sot, është madje larg atij që i jepnim 25 vjet më parë. Të dyja do t’i trajtoj më gjerë në një shkrim tjetër. Dua të merrem me tezat e Blushit, duke thënë ca gjëra që angazhimi politik Blushit nuk ia ka lejuar t’i thotë! Do ndalem vetëm te njëra prej tezave të tij, te dallimi mes reformës dhe masave! Dhe tek ideja se përse selektiviteti dhe jo zbatimi i ligjit krijojnë në vetvete pabarazi!
Blushi ka të drejtë që dallon reformën nga masat. Janë kaq të ndryshme dhe të dyja meritojnë një reflektim të thellë. Por nuk duhet të harrojmë që në një vend të varfër dhe mosbesues, reformat që të kenë sukses, kanë nevojë për konsensus. A ka pasur këtë vizion maxhoranca e Blushit për të ndërtuar disa reforma thelbësore në konsensus me opozitën? Veç reformës territoriale ku pati një tentativë për bashkëpunim (dhe këtu për mua personalisht refuzimi i opozitës ishte i pasens), cilat janë reformat e tjera të rëndësishme që kjo maxhorancë i vuri në lëvizje duke kërkuar edhe konsensusin e opozitës?
Të kryesh reforma të pakontestueshme kërkon vizion, besim, por edhe frymëzim. Kur nuk je i aftë t’i kombinosh këto, atëherë së paku fuqizon respektimin e ligjit. Një prej defekteve më të mëdha në këtë shoqëri! Kjo hyn në terrenin e masave. Ndryshe nga Blushi, unë nuk mendoj se kjo masë (respektimi i ligjit) është shtrënguese për publikun. Pra, në dëm të tij. Unë mendoj se ata që kanë ndërtuar pa leje duke shkelur rrugë publike, parqe apo plazhe duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë; mendoj se ai që nuk paguan energjinë, po ashtu duhet të mbajë përgjegjësi; se ai që nëpërkëmb rregullat e qarkullimit dhe tallet me policin, po ashtu duhet të përgjigjet. Në fund të fundit, këtu dallon një qytetar model nga një shkelës i ligjit. Njëri jeton normal në shtetin e tij, tjetri ndëshkohet. Unë mendoj ndryshe nga Blushi.
Mendoj se masat janë tejet të rrezikshme kur ato zbatohen në mënyrë selektive. Ti nuk mund të shembësh një lokal qyqari, edhe pa leje, kur nuk vë dorë mbi ndërtesa gjigante që lartohen në plazhe, parqe apo në mes të rrugëve vetëm sepse ato janë prona të personave të lidhur me pushtetin apo pjesë e tij; Ti nuk mund të burgosësh një qytetar për një faturë prej 5 mijë lekësh, ndërkohë që për biznese me mbi 200 milionë pa paguar detyrohesh të negociosh, sepse kështu kërcënohet biznesi; ti nuk mund të gjobisësh një qytetar sepse parkon gabim apo hyn me të kuqe në semafor, kur gjithë deputetët e Parlamentit parkojnë mbi trotuare, nuk u ndalojnë policëve, madje as i hapin derën e makinës policisë në një moment kontrolli për drogë. Kjo është selektive dhe selektiviteti është edhe më i keq sesa shkelja e ligjit. Sepse, përveç shkeljes së ligjit, prodhon edhe pabarazi!
Pabarazia e ardhur nga selektiviteti krijon modele të keqkuptuara dhe të përmbysura. Krijon mite, që të rinjtë i marrin të gatshëm dhe më pas i riprodhojnë si një problem për shoqërinë! Modelin e njeriut që nuk rritet mbi aftësinë dhe shkollimin e tij, por mbi lidhjet me politikën. A është një model i keqkuptuar ai i deputetit që vjen në Parlament?! A i kishim 25 vjet më parë, edhe pse me shumë më pak eksperiencë, deputetët ndër më të shkolluarit në vend? Dhe njerëz me histori suksesi në fushat e tyre. Po sot, si mund t’i frymëzosh të rinjtë për të qenë të shkolluar, kur në karriget e Parlamentit ulen persona ndër më problematikët? Pa shkollim dhe me të shkuar të dyshimtë?!
Unë besoj se respektimi i ligjit e ngjall dhe nuk i merr frymën këtij vendi. Por, nëse të drejtat e të pasurve i mbrojnë të gjithë në qeveri dhe Parlament, nuk di cili mbron të drejtat e të varfërve në këtë vend; Kush është peng i politikës si ata dhe kush e ndien në lëkurë dhimbjen e varfërisë dhe diskriminimin që vjen prej saj? A di njeri të më japë një përgjigje të saktë? Blushi mbase e di më mirë këtë gjë…
(Marrë nga: Panorama)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?