“Çfarë po ndodhë? A ka të ardhme e kaluara jonë e ndritshme?”, kështu, tepër i shqetësuar për të kaluarën e kombit, po pyeste veten një qytetar, derisa po rrëmonte pa sukses nëpër xhepat e tij me vrima për të kompletuar centët e fundit, sa për të blerë një hamburger. Aq kushton hamburgeri te ne. Një euro! Më pak se një pako cigare! Gruaja i kishte përgatitur petulla për mëngjes, por ai kishte ikur sikur një i çmendur nga tryeza. Brumi po e irritonte deri në bezdi ndërkohë që po shqetësohej pafundësisht edhe nga ideologjia zyrtare e mediave tona, të cilat mbi të gjitha kujdesen për vijën e qytetarëve! Është politikë qeveritare! Nuk bënë me u trash, kurrqysh! Kolesteroli vret më shumë se kallashnikovi! “Kalashnjikovi” i përplasej veshëve me rafale edhe nga kënga me të njëjtin emër e mikut tonë, Bregoviq! Atij me çelës!
Po çfar kallashnjikovi, vëlla! I kemi shitur, të gjithë! I kemi shitë dhe i kemi shpenzue lekët! Më falni, eurot, se te ne llogarisim me euro! Kallashnikovi vret veç në Afrikë, Azi…! Jo në Evropë!
“Mos hani hamburger, mos hani ‘cheezburger’, mos hani ‘fingers…’, mos hani yndyrë… mos hani, mos hani …! E me çka me funksionue, more vëlla”, po pyetej ai?! “Veç me ja nisë e me pi naftë”!
Qytetari ynë ishte ndalur përpara kioskut të vogël në këndin e rrugës, e cila bënte aq shitje sa asnjëherë nuk ishte pa zhurmën e qytetarëve të uritur. Aty bëhej kaosi vet, nga parkimet vend e pavend të veturave. Ka “të çmendur’ pas hamburgerëve të cilët ndalnin veturën në mes rrugës dhe presin në radhë! Kiameti vet bëhet aty! Ruaj nervat, vëlla!
“Ma mbështjell një hamburger, usta! Mi mbështjell dy! Tre! “, bëheshin porositë e ai po numëronte centët në xhep, me gishta! Zor se bëhen 100, po numëronte ai në vete! Po i dallonte nga madhësia! 10, 5, 5, 20, 50…! Kaq!
“Ta mbështjell si një hamburger” i jehonte në vesh ehoja e një kënge të vjetër për ideologjinë komuniste të viteve ‘80-ta, të shekullit që iku! Në fakt, ishte këngë kundër saj! Kundër agjitpropit komunist! Kundër megalomanisë… kundër diçkaje po! Kosova republikë, pavarësi, Kosova Kontinent! Këndonte Naseri! Po pra! Kontinent!
Ish luftëtari po rrëmonte pa sukses në xhepat e tij, për të gjetur dhjetëcentëshin e fundit, në radhën e gjatë për hamburger. Radha po ecte e ai… me të! Nuk po e gjente!
Mos më keqkuptoni! Nuk po shkruaj për tema migjeniane, për varfërinë, se varfëria nuk ka punë me ne! Ajo është kategori afro-aziatike të cilën e shohim vetëm në ekran dhe të cilën ne nuk duam të e importojmë! Ne jemi Evropë! Edhe kur gërmojmë nëpër kontejnerë, kjo ka një emër tjetër. Është ndonjë pensionist, ndonjë ish luftëtar, ndonjë…! Por, jo! Nuk është varfëri! Është stil, mënyrë jetese! Nuk janë me Qeverinë!
Pastaj, veç mos të më quajnë majtist se tani dhe kjo tingëllon keq, gati sa islamist. Ideologji hesapi, vëlla! Ideologji ekstreme! Me dhunë, me i zgjedhë problemet!
E ku di miku ynë me duart në xhepat e tij plot vrima se çka është ideologjia?! Ai merret me të kaluarën e tij të lavdishme ! Nuk don me e… rrezikue! Po e dini! Me të ardhmen merret Qeveria. E ardhmja është e sigurt! Sikurse është e sigurt që pagat do të rriten para zgjedhjeve. Atëherë do të luftohet edhe korrupsioni. Do të arrestohet ndonjë zyrtarë i lodhtë, sa për të mbyllur letrat e të tjerëve dhe… do të lëshohet pas zgjedhjeve. Pra, është e sigurt. Askush nuk mundet me ndikue në të ardhmen, sikurse nuk ndikon dot as në të kaluarën! Në të kaluarën edhe mundet…! Ka kush kujdeset edhe për të kaluarën! Janë komisionet!
Kryesorja, të dashur miq, mos u merrni me të tanishmen! E tashmja, si mësohet edhe në gramatikë, është ajo kohë në të cilën jetojmë! Por, ne nuk jetojmë në të tashmen do të thoni! Ne jetojmë në të ardhmen ose në të kaluarën! Të dyja janë të lavdishme, sepse ato varen direkt nga udhëheqësit tanë , po ashtu të lavdishëm! Veç e tashmja varet nga ne! Por, e tashmja nuk ekziston! Aq sa e mban ujin nëpër pëllëmbë! Aq e ka e tashmja! Menjëherë bëhet e kaluar, rrjedh dhe arkivohet te kujtimet! Krejt bardhë! Shndritshëm, kështu duket e ardhmja, sa asgjë nuk shihet. Krejt zi, sikur qielli natën duket e kaluara, përveç atyre që bëjnë dritë! Yjeve! Nganjëherë në mendjen e tij e kaluara dhe e ardhmja lidheshin në një, aq sa e kishte idenë se e ardhmja merrte dritën nga e kaluara. Supernova ishte e kaluara jonë! Një yll që shuhej dhe… shpërthente! Verbonte nga drita.
“Hajde “Rambo” po i thoshte “mbështjellësi” i hamburgerave! “Sa do? Një”?
Ai hodhi 90 centë mbi syprinën e xhamtë të banakut! “Kaq më jep”, i tha ai, duke shikuar në ekranin e sheshtë, të varur anash në mur! Kaq! Ekrani po jepte futboll! “Droni” ende po fluturon mbi Beograd!
Derisa “mbështjellësi” po i hidhte pak keçap, të kuq fare mbi petullën e mishit që po lëvizte gëzueshëm në bukën e hapur dhe po përzihej me qepët e freskëta e të grira imtë, ai prapë mendoi për ideologjinë dhe shau nën zë!
“Ti, mos u ngushto asnjëherë për dhjetë centë, or burrë, apo për njëzet”, po i fliste “mbështjellësi” duke e shikuar me sytë ku shihej admirimi! “Ti je legjendë or burrë! Ke një të kaluar të shkëlqyer, or burrë! Sa të jesh gjallë ti e ke gratis, hamburgerin! Nga unë”!
Refleksi i parë që i erdhi ishte, të dilte jashtë, dhe të kthehej te petullat e saj, ai brum i thatë që përpëlitej në vajin përvëlues! “Ani çka! Nuk e shes të kaluarën e lavdishme për një hamburger”, po thoshte me vete! “Qy, nuk e shes?! Po kush ta blen ore burrë”, do të i thoshte gruaja dhe ai do të dorëzohej detyrimisht para këtij argumentimi realist! Kush ta blen të kaluarën, qoftë edhe të lavdishme?!
“Shes të kaluarën e lavdishme , për një hamburger”, se si i erdhi të thërras me sa zë që kishte. Por, nuk klithi! E mori hamburgerin dhe filloi të hante ashtu në këmbë, duke shikuar jashtë xhamave kaosin që po e krijonin në komunikacion blerësit e uritur!
Një sirenë automobili po binte nga larg, sikur rrezik që po afrohej, dhe ai pa se si nëpër xhama po reflektoheshin me xixëllimë dritat e veturës qeveritare e cila po e bartte për në zyrën e tij, një nga bashkëluftëtarët e tij!
“Jo, nuk e shes”, po thoshte dhe po e hante petullën e tij prej mishi… dhe po trashej në heshtje!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaye mahnit fansat në BRIT Awards 2024, pasi ka ngjashmëri me ikonën legjendare Amy Winehouse
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet