Keni zemër të sëmurë? Mendoni se jo? Mos mendoni! Verifikojeni te mjekët më të mirë nga shtëpitë tona publike të shëndetit, apo në ato private…! E, kush ka zemër të mirë sot me gjithë këtë stres që po na e krijon (para)politika. Kontrollojeni njëherë. Në ato publike nuk punon aparatura, nuk ka ilaçe dhe nuk ka shtretër të lirë! Provo te privati…!
“Alo, alo, Ambulanca, zemra ime është e sëmurë”, këndon dhimbshëm turbo-folk-këngëtari, për zemrën e tij të sëmurë nga dashuria. Ai problemet me zemër nuk i kishte nga sporti, as nga politika! Meqë e përmendëm sportin, kësaj radhe nuk po flasim për sportin e as mikpritjen e famshme serbe, e cila tashmë u bë e njohur në përmasa globale dhe rrezikoi atak kardiak përmasash (inter)nacionale, pra në të dyja anët e ekranit! Edhe ekrani si medalja, i ka dy anë!
Pra, desh na pushoi zemra! Aq shumë emocione! Aq shumë dashuri dhe urrejtje fisesh në vetëm një orë e gjysmë program. Këtë nuk e ofron asnjë serial latino-amerikan apo turk! Luftë vëlla! Bac, nuk është kryer asgjë!
Por… të kthehemi te dashuria dhe problemet shtetërore me zemrën! Premtuam se nuk do të flasim për kontributin e sportit apo mardhënieve ndëretnike në biznesin profitabil të “zemrave” ! Mos na keqkuptoni! Nuk po flas këtu për trafikim “qeniesh njerëzore”! Po flas për politikë! Kardiopolitikë! Për Ministrinë e Zemrës!
Që ta dini, nuk kam shëtitur shumë, por edhe mbyllur nuk kam ndenjur. Por, nuk ka vend në botë ku sirenat e autoambulancës hingëllojnë aq dhimbshëm sa ndër ne. Kuisin sikur një qen besnik mbi varrin e të zotit! Hingëllojnë jo nga dhembja për pacientët e sëmurë, se sëmundje ka kudo nëpër botë! Por, ka edhe mjekë dhe spitale, do të thoni ju! Hingëllojnë nga dhembja se pacientët nuk kanë ku të shkojnë! As nëpër shtëpitë publike të shëndetit, e as nëpër ato private! Se te ne ambulancat quhen “Shtëpi të Shëndetit”! E shumica janë publike! Ka edhe private!
OK, pajtohem se askush, e sidomos jo shteti, nuk e di ku përfundon njëra e ku fillon tjetra, pasi të njëjtit mjekë e personel, pasi e përfundojnë orarin e punës në njërënl, kalojnë te tjetra. Kapacitetet tona profesionale gjithsesi janë të kufizuara! Kështu janë përzier këmbët, nën asistimin formal të shtetit! Pastaj, nuk është përzier vetëm personeli, por shpesh merren me vete të njëjtat ilaçe. Të njëjtat pajisje me të cilat personeli nuk di të punojë dhe prishen për pak ditë nëpër spitale publike, i riparojnë vet në ato private.
Por, në shtëpitë publike të shëndetit janë punonjës, e në ato private janë pronarë! Kështu disi edhe klinikat shtetërore janë kapur në grackë në këtë pako të partneritetit joformal publiko-privat! Shteti nuk mundet! Shteti nuk ka para! Por… ka privati!
Por, të kthehemi te kënga. E si të këndohet për një shtëpi të shëndetit, or vëlla? Nuk është muzikale! Ambulanca, pra! Tingëllon më mirë dhe është internacionale! Pastaj, çfarë hyn këtu fjala shtëpi? Po të kishte ilaçe dhe mundësi kujdesi në shtëpi, kush do shkonte në spitale ?
Ah, dashuria! Zemra! “Alo, alo, Ambulanca, shteti im është i sëmurë…”! Tingëllon më bukur? Jo, nuk tingëllon, por tashmë të gjithë po pajtohemi më realitetin!
E, si të mos pajtohemi kur ministri i Shëndetësisë dhe stafi i tij merret në pyetje nga Policia e Shtetit për çështje të “Zemrës”, më falni… kontratash me spitalet private?!
Ani çka, do të përgjigjeni? Mos e ka pësuar ndokush nga këto biseda? Njëri klan e përdor Policinë për të shkarkuar tjetrin? E komplikuar?! Aq sa atakon trurin dhe… zemrën!
Sidoqoftë, këto ditë shteti arrestoi një grup, me dyshime për krim të organizuar dhe keqpërdorime në shëndetësinë publike. Ministrin nuk e arrestoi! Ky shtet nuk e nguc veten!
Sidoqoftë, nga personeli shëndetësor ishin të dyshuar për krime. Kardio-krime! Krime zemre! Dashurie?! Jo more vëlla, ku shteti e ku dashuria! Është veç biznes!
Pra, edhe shteti ka halle, me zemrën, lexues i dashur! Shteti ka halle dashurie! Probleme të cilat sipas disa analistëve munden me u zgjidhë veç në qytetin e të dashuruarve! Pra, në Venedik! Pikërisht mbi apo nën “Urën e psherëtimave” ! Ah, sa zemra ka plasur nën atë urë, apo mbi! E një jurist lokal propozon që për problemet e Kosovës, me institucionet të cilat kanë marrë namin e “Kalasë së Rozafës”, të cilat e sëmurën një popull të tërë, mund të zgjidhen pikërisht në… Venedik. Në “Komisionin e Venedikut” !
Edhe politikanët krejt këtë çështje e kanë marrë me zemër! Për shembull, koalicioni “fitues” i cili po dyshohet, në mes të tjerash, edhe për një kardiopolitikë pak a shumë mafioze. Pra, për lidhje të fshehta publiko-private në biznesin e zemrës, më së shumti po flet me emocione. Emocione të cilat po e godasin në zemër vet qytetarin e thjeshtë. Se, qytetari votoi!
Këto zgjedhje për herë të parë u cilësuan si zgjedhje të ndershme! Priste një qeverisje të ndershme! Si të mos me e marrë me zemër këtë punë?!
Pra… dikush po e tensionon situatën me qëllim. Dikush po përfiton nga kriza, thonë ekspertët! Pra, u zbardh çështja! E kanë me zemrën! Sa më shumë shqetësime me zemrën, biznesi publiko-privat lulëzon! Ah, Venecia! Sa herë dashuria i ka dalë në ndihmë politikës dhe anasjelltas? Sa aferat janë ngjizur në karriget e buta të pushtetit?.
E, “Ministria e Zemrës” udhëhiqet nga zyrtarë që besojnë se punët e zemrës duhet të shkojnë “mbuluar”! Angazhimi për çlirimin e femrës, duke e mbuluar atë plotësisht, është angazhim publik i partisë e cila ishte në qeverisje në mandatin e kaluar, por edhe në koalicionin i cili pretendon se e ka fituar shumicën ! Pra 31 për qind ! Mos më thoni se nuk jam mirë me numrat! E di edhe unë se shumicë është kur i ke mbi 50 për qind, por kështu nuk mendon edhe Kushtetuesja! Ku unë e ku Kushtetuesja!
Edhe Kushtetuesja ka zemër! E ata? Ata, insistojnë me çdo kusht me e formu sërish qeverinë e re! Edhe me e udhëheqë (kardio)politikën vendore dhe ndërkombëtare!
E, kur jemi te kontrata, Sekretari Permanent në Ministrinë e Zemrës, deklaron para gjyqit se “nuk ka pasë qare pa e nënshkrue”! Kush e detyroi përfaqësuesin e shtetit? Ka më të fortë se shteti?
“Alo, alo, Ambulanca, shteti ynë është i sëmurë…”! Ku me e “shërue” shtetin ? Në cilën “shpi”? Publike apo private?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaye mahnit fansat në BRIT Awards 2024, pasi ka ngjashmëri me ikonën legjendare Amy Winehouse
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet