Derisa po qeshja ndër vete me një barsoletë për serialet, mu kujtua thënia e famshme se jeta shkruan romane. Romane? Seriale thuaj! Edhe jeta përshtatet! Sepse te ne të këqijat zgjatin shumë. Pushtimet zgjatin me shekuj e mileniume, e qeveritë… sa të duan vet. Derisa të bëhen shpi! Pastaj, disa janë më të shkathët, e disa…!
“A ka shpresë për këtë vend”, ishte pyetja rutinë që po i bëja vetes, edhe pse përgjigjja është po aq rutinë. Gati kushtetuese. Në këtë vend me Kushtetutë duhet me legjitimua normën se shpresa mundet të vdes e fundit. Nuk mund të vdes kur të dojë! Do të ishte katastrofë po të vdiste shpresa që në fillim të serialit. Nëse puna e shpresës nuk rregullohet me Kushtetutë, gjithnjë do të varet nga autorizimi i kryeministrit!
E, kryeministri në ikje, e dimë tashmë se nuk është vet simboli i shpresës për këtë vend! Ai mund edhe të ikë! Por, ai nuk ikë! Ai e pret Kushtetuesen! Kështu, me gjasë duke i pasur nëpër pushime këshilltarët ligjorë, ai deklaron me nguti për të mbledhur meritat se ai dhe askush tjetër e “ka autorizuar” fushatën e arrestimeve të dyzet qytetarëve “me mjekra”! Kështu po quhen ata nga qytetarët, pa bërë dallimin në mes të besimtarëve dhe ekstremistëve. Krejt trajtohen si gladiatorë!
Por, kryeministri i mbledhë meritat, se i duhen, e pa merak se “ata me mjekra” edhe mund të shkojnë shpejt në shtëpi.
E, opozita, nëse i bie ndër mend se në këtë vend pushtetet janë të ndara, me gjasë do ta dërgojë edhe këtë çështje në Kushtetuese, te “baba” Enver, në debat! Kështu do të kuptohet se me çfarë të drejte kryeministri përcakton se kush mundet e kush jo të arrestohet. Pastaj do të shihen edhe kompetencat e kryeprokurorit të Shtetit! Kush do të marrë meritat për arrestimet dhe mos arrestimet?
Nëse ai është koka dhe bishti e çdo gjëje në këtë vend, pa të cilin nuk bëhet, kurrqysh nuk duhet leju me shku në shtëpi. Më mirë me e shpallë mbret. Padishah! Se edhe në Bosfor po rikthehet koha perandorake! Do të lidhet transversalja! Por, të kthehemi te barcoleta për serialet!
Kështu po shfletoja në mendje skenarët, krejt sipas skemës te barsoleta. Krejt po lidhen!
”Ekspertët” tanë kushtetues, për nevoja personale e partiake, e mbyllën rrethin në mënyrë perfekte dhe… e kanë përpi çelësin. E pse personale do të thoni? Sepse gjithnjë do të ketë nevojë për ‘ta! S’ka ekspert ndërkombëtar që e zhbllokon!
E, ruana Zot, me u krijua kriza ? Atëherë do të mbetemi si Hasani në rrethrrotullimin e Shtimjes. Është kjo edhe një barsoletë apo veç metaforë?!
Jo! Është një gjendje ku sillesh, e sillesh, e sillesh në rreth dhe nuk do me dalë. Jo se nuk mundesh! Nuk don! Gjendje e ëmbël kjo marramendje e pushtetit! Për qeverisjen aktuale kjo gjendje duket orgazmatike. Bëje përjetësi o Zot. Bëje serial! Po çfar seriali, se nuk janë të gjithë njëjtë? Serial indian?
Pra, Kushtetutesja, kuptohet…! Jo, bre, s’po kuptohet. Është ba, serial! Çfarë seriali?
Krejt po tregojmë respekt për Kushtetutën, se edhe Kushtetuesen e mbron ligji, por situatën e kanë ngatërrua aq shumë sa ka fillu të ngjajë me një nyje të famshme në histori. Keni dëgjuar të gjithë për të. Quhej “Nyja Gordiane” dhe u zgjidh me shpatë. Me autorizim, apo pa të! E tipi që e zgjidhi me shpatë këtë nyje, ishte Aleksandri i Madh! “I madhërishëm”!
Por, të dashur miq, eni të vazhdojmë me llafin tonë, duke pirë kafen e mëngjesit dhe të kapim temat sipas rëndësisë! Fillimisht të përflasim barsoletën, edhe pse politika jonë është po aq hajgare, veçse më nuk po na bënë të qeshim. Provoni me e dëgju qindra herë të njëjtën barsoletë dhe e kuptoni pse! Nuk ju qeshet më?!
Barsoleta flet për serialet dhe adhuruesit e serialeve po debatonin se cilat janë më të mirat prej tyre: ato turke, spanjolle apo indiane ?!
“Serialet turke”, po thoshte njëra nga ato. Ato gjithnjë kanë fund tragjik. Të mbajnë të tendosur tërë kohën. Nën stres, nën frikë! Pastaj e kupton sa e përkohshme është gjithçka dhe… deri në episodin e ardhshëm
“Serialet spanjolle janë më të mira”, po thoshte tjetra. Ato gjithnjë kanë fund të lumtur. Kjo jep shpresë se edhe Spanja do të na njoh! Edhe Qeveria ka premtuar! Pra, merr patatina apo kokoshka dhe shtrihesh në kanape. Mundesh edhe me fjet! Pa merak, se fundi është gjithnjë i lumtur.
“Mua më pëlqejnë serialet indiane”, u hodh në zjarrin e debatit e treta. Ato nuk kryhen kurrë. s’kanë as fillim e as fund. Ke lindur me to, pastaj mundesh me “u shkyçë” përkohësisht, pastaj kthehesh pas kaq vitesh dhe ngjarja ka ecur krejt pak. Serialet indiane janë me ty tërë jetën.
E tash? Si ju duket juve të dashur miq? Me cilin lloj të serialeve ju përngjet skena jonë politike? Na bëjnë të lumtur, të qeshim, apo na mbajnë nën stres të vazhdueshëm, na frikësojnë, na hidhërojnë?
“Mos jemi serial, indian, ruejna zot”, po thoshte një studente e porsakthyer nga studimet jashtë? Mos do të ndodhë edhe me ne sikur në Rusi, me Putinin apo atë tipin në Mal të Zi ? Sot kryeministër, nesër president! Pastaj prapë kryeministër…! Nuk ka vendi të tjerë!
Ndoshta diku larg, ndonjë “princ Vid”, me emër tjetër, po shikohet para pasqyre dhe po mrekullohet me uniformën e tij?! Ka disa që mendojnë se vetëm një i huaj mund të na shpëtojë nga “fitoret historike” të përditshme! S’kanë faj!
Se vendorët, krejt po e kanë nga një “behane”. Kështu po komentohet nëpër mediat virtuale nga armata e komentuesve me pagesë! Kështu po thotë edhe shoqëria civile, joqeveritare, ajo çka mbijetoi nga zgjedhjet e fundit. Krejt çka mbijetoi është proqeveritare. Të tjerët i hangër ambicia, politika!
Kështu edhe shoqëria civile po përhap huti, defetizëm se s’ka njeri që e zëvendëson kryeministrin! Krejt janë njëjtë! Retorikë spekulative?! I vetmi që duket ma ndryshe, ama krejt ma ndryshe… nuk bën! Ai nuk mendon si “shefi” !
Se duhet me qenë ndryshe dhe me mendu njëjtë! Kjo është formula e suksesshme e ndryshimeve në këtë vend! Por, le krejt! Të shohim seriale! Në cilin lloj serialesh ju ngjet Parlamenti? Kushtetuesja? Po qeveri(s)ja?
Dikur thoshin se jeta shkruan romane! Por, romanet sot nuk ka kush t’i lexojë! Të gjithë shikojnë seriale! Edhe jeta nuk është si dikur, po shkruan për… treg! Po përshtatet!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërse Shakira nuk është martuar akoma me të dashurin dhe babanë e fëmijëve të saj, Gerard Pique?
Rrëfimi i Avril Lavigne për sëmundjen e rëndë: Më është dashur të pranoja se po vdisja dhe e ndjeja sikur më shuhej trupi
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet