“Më ka humb udha në oborr”, po më thoshte dikur plaku Kadri, pak si me shaka e shumë si përnjëmend. E ku humb udha në oborr, po përpiqesha të kuptoja asokohe me krejt kureshtjen e një djaloshi njëzetvjeçar. Oborri, dy pëllëmbë vend që e njeh më së miri në botë, e që përmbledh kuptimin e fjalës mëmëdhe!
Plaku Kadri, një i burgosur ky, ordiner, nuk fliste me standard, por për t’ia qëlluar ia qëllonte shpesh. E si mundet me të humbë rruga në një oborr, po mendoja, në një oborr të cilin mundesh me e përfshi me një shikim posa ngjitesh mbi njërën nga majat më të larta rreth Prishtinës. Krejt Kosovën, aty e ke, në pëllëmbë! Këtu jemi rritur, kemi lozur me top llastiku, kemi vrarë gjunjët këtyre gurëve… edhe rrugicat që “kërkonin diell” janë vjedhur po nga ky film.
“Ndodh”, po thoshte ai. E kjo ndodhte para më shumë vitesh, kur me plakun Kadri po bisedonim këmbëkryq, mbi dyshekët e vjetër ushtarakë, të burgut të Prishtinës.
Të burgosurit thurnin legjenda për një arkitekt italian, i cili paska bërë vetëvrasje kur i kishte përfunduar projektet e burgjeve në Prishtinë dhe Mitrovicë. I pari ishte në formë gjysmërrethi, ndërkohë që burgu në Mitrovicë formonte një rreth të plotë. Edhe sot e kësaj dite është ashtu, hiq dyshekët e vjetër ushtarakë, që janë ndërruar me krevate të metalta. Format e jashtme kanë mbetur të njëjta. Arkitektët e hanë vetveten, prej idesë se kanë krijuar forma të përsosura, apo forma… të mbuluara. Për me të mbajt brenda.
Është e çuditshme se si ndikojnë format në të menduarit! Rreth, rreth, rreth! Pastaj fillojnë e merren mendtë sikur në këto rrethrrotullimet e sotme. Tërë ditën shpenzon kohë dhe dizel dhe prapë në mbrëmje e kupton se ke arritur në të njëjtin vend. Gjysmërreth apo rreth i plotë, ky burgu ynë politik? Mendësia jonë që nuk na len të dalim përtej numrave.
Kështu, plaku i urtë Kadri, nuk është më. Do të ketë shkuar diku… do të jetë bërë tokë, vetë atdheu! Por, oborri ka mbetur bashkë me fjalët e tij. Edhe ne kemi mbetur këtu, të humbur, në oborr! Në rreth rrotullim.
Po mendoja paksa i përhumbur për politikën. Politikën e shndërruar në matematikë. Në numra.
Kështu politika po defilon lakuriq skenës, veç me kalkulator në dorë. Askush nuk flet më për interesa kombëtare apo qytetare. Qytetarët e kanë kryer të vetën. Kanë votuar. Tash janë shtrirë pranë televizorit dhe hanë patatina dhe shohin seriale. E serialet kryesore janë bërë të njëtrajtshme tashmë. Po vjen Parlamenti. Shtrihuni popull dhe hani palagaqa! Ose pini çaj! Ose… mos pini fare, deri në iftar! Me rëndësi me u kënaq!
Pra, premiera është më 17 korrik. Hapet seanca. Ishallah po shpëtojmë! Le të kryhet… se po ikim në bregdet. Ka mbetur edhe pak gjak për mushkonjat. Edhe pak lek, për… pushimet.
Mos u merrni me ne! Ne kemi votuar, e tash… ju shiheni çka po thotë “Dragodani”! A po pranohet vota e popullit, apo jo? Se edhe popujt nuk janë të përsosur.
Nejse, po filloj me e kuptue atë plak të urtë, i cili sa herë e pyesje se çka po mendon për ndonjë temë të koklavitur, thoshte: “Më ka humbë udha në oborr, vlla, kurrgjo nuk po kuptoj”!
Edhe ndër ne analistët po flasin jerm. E humbëm! Matematikë e lartë! Apo të jetë diçka përtej matematike…?! Përtej numrave. Dikush po e prish, lojën.
Jo, krejt është te numrat, edhe pse numrat janë sikur zinxhirët. Të mbërthejnë. Posa fillon llogarinë, më nuk ikën dot nga kjo. Ke ose nuk ke hesap.
A ka apo nuk ka hesap nga ky koalicion? Ku po rri dreqi kësaj radhe, përpos detajeve, pra aty ku rri zakonisht? A është koha për detaje? Për kontrata? Duhet me vendosë vetë, apo me ua lënë të tjerëve?! Nesër vjen padronia, po thoshte një analist tjetër, të shohim çka po na sjell! Të shohim kush po bëhet!
Po flisnim për Parlamentin. Për Qeverinë.
E di se sapo u përmend udha e humbur edhe oborri ju e keni kuptuar se po flasim për politikën tonë. Për Kosovën në rrugëkryqin e civilizimeve. Oborr hesapi, do të thoni ju, nuk është punë civilizimesh. E hedh gurin nga skaji në skaj. Një oborr i rrethuar me një gardh të drunjtë, e vende-vende besa edhe pa gardh fare. Linja mbyllet me urë. E keni parasysh një lum, një qytet të ndarë dhe një urë? Krejt këto e formojnë një problem politik ndërkombëtar.
Te ne mbi ura nuk kalohet. Ne mbi ura mbjellim bar dhe e bëjmë parqe. Parqet na mungojnë, shumë! Edhe paqja! Parku i paqes po e quajnë, fqinjët tanë, barin e mbjellë mbi urën që lidh dy pjesët e ndara të Mitrovicës dhe ku dikur kalonin njerëzit dhe mallrat me shumicë.
As ne nuk mbetemi mbrapa. Edhe ne po bëjmë sheshe, në veri. Si zakonisht, ndjekim vijën e inatit në politikë dhe ne mbesim luftarakë me emër e fqinjët tanë veriorë mbeten paqësorë. E me vepra ndodh e kundërta. Por, kujt i hyjnë në punë veprat. Jetojmë në kohën e fjalëve. Të mbetet në derë, nofka. Ata bëjnë gjenocid dhe e hedhin lumin. Krimineli mbetesh ti, që përdor fjalë të forta për me trimërue veten.
Po s’ka gjë! Mos u preokuponi me kufirin e shthurur! Kjo i bie, diçka si rrethojë e prishur. Neve nuk na duhet aspak, se ne jemi të hapur. Këtu mund të vijë kushdo. Është tokë e askujt. Kot tapitë! Kufiri është për ne. Mjafton që ne të mos ikim. Kjo u intereson të tjerëve, prandaj na kanë vënë viza.
Në rregull se ikëm, po kujt me ia lënë Kosovën pastaj?! Kështu mbase edhe do të kenë menduar të ikurit derisa po mbyteshin në Danub. Mendimet e fundit do t’i kenë pasur tek oborri i shpisë. Te Kosova. Apo kanë qenë më pak… politike.
E kishim fjalën te llogaria. Te hesapi. A ka llogari nga ky koalicion i opozitës? A me vendosë vet, apo me i dëgjue miqtë tanë? Vetëvendosje apo bashkëvendosje? Politikanët kanë filluar të bëhen inteligjentë, se inteligjenca e një politikani tregohet me aftësinë për të krijuar probleme. E te ne probleme… rrush! Edhe politika… inteligjente!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaye mahnit fansat në BRIT Awards 2024, pasi ka ngjashmëri me ikonën legjendare Amy Winehouse
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet