Porsa hyn në Shkup, në një kodër përballë të del parasysh një kryq gjigant. Mbi të veç dielli! Po qe se shkon natën, veç hëna rri më lartë! Po të qëllojë rastësisht të jetë gjysmëhënë, atëherë kjo merr konotime politike! Do të dëgjosh komentet krenare të besimtarëve islamë se gjysmëhëna megjithatë rri më lartë! Kjo gjithsesi është e paqëndrueshme duke pasur parasysh fazat e Hënës!
Në njëfarë forme zhvillohet një garë e heshtur e cila herë pas here eskalon në konflikte të vërteta!
Pra, lufta më e pakuptimtë prej të gjithave duket lufta për Zotin “tënd”! Me i dalë zot, Zotit tënd! Të luftosh për t’i imponuar Zotin “tënd” dikujt, apo për të çliruar Zotin “tënd” prej dikujt, kjo nuk duket aspak logjike kur ke parasysh karakteristikat e Krijuesit përballë atyre të njeriut si një qenie e brishtë dhe e papërsosur! Kjo më tepër se mbrojtje, ngjanë në blasfemi, me mosbesim në Zotin “tënd”!
Padyshim, Krijuesi, kur i kemi parasysh veçoritë që i jepen nga librat e shenjtë, nuk ka nevojë për mbrojtjen e askujt, apo për ndonjë armatë luftëtarësh fanatikë për të përhapur frymën e vet me armë, për të realizuar vullnetin e vet, apo për të vënë rendin e vet mbi tokë! Ky më tepër ngjanë të jetë koncept politik për përdorimin e Zotit në luftëra dhe për interesa krejtësisht tokësore.
Ndoshta dikush edhe mundet të shpjegojë se si mund të mbrohet Zoti “yt” duke dëmtuar krijesat e tij, veç sepse flasin ndryshe, apo besojnë ndryshe? Përndryshe, nëse beson se Zoti “yt” është më i mirë se i atij tjetrit, atëherë ti me gjasë beson në shumë zota! Madje edhe nëse e respekton Zotin e tjetrit, ti prapë beson në shumë zota ?!!
Besimtari i devotshëm e ka të qartë se Zoti është një dhe se i njëjti Krijues e krijoi atë dhe të tjerët, me një kod gjenetik, të shpërndarë nëpër kontinente të cilat e zbuluan njëri-tjetrin vetëm në 500-600 vjetët e fundit! Të luftosh të tjerët për të imponuar pikëpamjen tënde për Zotin, kjo është luftë ideologjike dhe politike dhe vështirë se ka të bëjë me besimin në Zot. Kështu, krejt kjo i bie një luftë për me korrigjua vullnetin e Krijuesit! Kjo vlen për të gjithë militantët, e të gjitha besimeve. Sepse, Zoti nuk ka nevojë për pushkë! Zoti nuk ka nevojë për armata! Këto janë nevoja njerëzore dhe lajthitje njerëzore njëkohësisht!
Ideologjia zyrtare e kohës tonë po stoliset me flamujt dhe simbolet e besimeve të ndryshme. A është ky një rikthim në Mesjetë apo një ringjallje shpirtërore si pretendojnë disa? A po ndodhë një rigrupim i botës së “tretë” e cila po hyn në periudhën e industrializimit dhe kombeve, 300 vjet pas Perëndimit, pikërisht kundër Perëndimit materialist i cili po del prej kësaj epoke duke kaluar në diçka tjetër të cilën nuk e ka të qartë as vet? Postindustrializmi nuk është një term që shpjegon të ardhmen!
A është kjo përgjigje ndaj zhvillimit material dhe shkencor perëndimor i cili ka fillua me i prekë kufijtë që njiheshin nga librat e shenjtë, aq sa njeriu ka arritur të zbulojë kodin e vet dhe të prekë në themele të natyrës? A është gjetur njerëzimi në një zonë bosh nëpër të cilën po lëvizë me frikë? Me panik madje!
Kjo temë do të kishte formën e debateve akademike po qe se kjo luftë nuk do të ndodhte në lagjen tonë! Përplasja e civilizimeve nuk ndodhë veç në përmasa të mëdha, por edhe brenda popujve të regjionit , madje brenda vet popullit tonë, më saktë në lagjen tonë! Ajo që bashkëjetoi me shekuj si kulturë, ka filluar të mos jetë e tillë!
Një popull i cili kishte pranuar disa nga religjionet e mëdha globale, kishte arritur të krijonte një baraspeshë në mes tyre në funksion të një ideologjie nacionale. “Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria”! E, në shekullin e fundit kishte rënë nën një presion të marksizmit, për me mohua fenë në tërësi!
Por, derisa komunizmi ishte një luftë kundër Zotit në përgjithësi, kleronacionalizmi është një luftë për zotin tënd dhe kundër zotit të të tjerëve. Kjo duket të jetë pasojë e rrënimit ideologjik të Perëndimit kapitalist dhe Lindjes socialiste. Materializmi pragmatik perëndimor dhe komunizmi lindor e mohuan Zotin, tërësisht, ose së paku e shndërruan në çështje private të njerëzve. Shtetin e kapën interesat tokësore! Kur menduan se e “mundën”, Zoti rikthehet për të mbushur zbrazëtirat që po len shkenca, për t’i dhënë kuptim begatisë materiale dhe për të mbuluar pabarazitë sociale në përmasa globale.
Por, të kthehemi te Shkupi ku shteti i akuzon shqiptarët për fundamentalistë, e duket se krijon edhe ngjarje për të vërtetuar këtë, ndërkohë që militantët islamikë përpiqen të marrin flamurin e lirisë qytetare e kombëtare ndër shqiptarët, duke e akuzuar shtetin maqedonas për antislamizëm.
Kështu, ideologët kleronacionalist maqedonas llogarisin që të marrin mirënjohje nga BE për mbrojtjen nga islamistët dhe të armiqësojnë shqiptaret me BE-në! Me një të rënë…!
Kështu, shteti pa identitet, ndërtoi kryqe gjigande, ndërtoi përmendore gjigande, ndërtoi sheshe përplot me figura kombëtare të cilat i rreshtoi në një platformë të antishqiptarizmës latente, për me e futë historinë në shumëçka të deformuar në kokat e të rinjve maqedonas, por edhe për të krijuar ndjenjën e pafuqisë dhe inferioritetit te shqiptarët të cilët marrin guximin të kalojnë Vardarin dhe të shëtisin në sheshin kryesor të kryeqytetit. Retorika maqedonase ngjanë trishtueshëm me retorikën serbe se po mbrojnë Evropën dhe veten nga islami!
Për ne shqiptarët gjithnjë shtrohet pyetja: përse pikërisht shqiptarët e Maqedonisë veçohen për konservativizmin e tyre fetar, që shpeshherë merr forma radikale të manifestimit. Përse pikërisht atyre arritën t’ua lënë në dorë flamurin e gjelbër me shkronja arabe dhe të qesin në hije atë kuqezi?
Në rrugët e qyteteve të Maqedonisë perëndimore, këto ditë më tepër duket sikur je në ndonjë vend arab, ku pranvera përpiqet pasuksesshëm me ardhë, sesa në ndonjë qytete evropian e madje as shqiptar.
Kështu, kryqi gjigant ideologjik, dhe gjysmëhëna në qiellin e errësuar maqedonas, shtyhen kush do të qëndrojë më lart, për të mbuluar problemet reale të këtij vendi e që është kleronacionalizmi maqedonas i cili shqiptarët nuk i pranon si të barabartë! A ka shprese për qytetarinë atje?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaye mahnit fansat në BRIT Awards 2024, pasi ka ngjashmëri me ikonën legjendare Amy Winehouse
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet