LAJMI I FUNDIT:

Seminar për trajnerët e futsallit

Seminar për trajnerët e futsallit

Është mbajtur seminari për trajnerët e futsallit në Kosovë.

Ky seminar është mundësuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ndërsa ligjërues kanë qenë Beni Simitciu nga Benago Çeki dhe Rui Guimares nga Al Ahli Dubai.

“Ky seminar kishte për qellim përgatitjen dhe avancimin e trajnerëve Kosovar dhe ngritjen e nivelit në punën e tyre me taktikat më moderne që përdoren futsalin evropian . Ligjërues ishin dy trajner me përvojë shumë të madhe dhe shumë të suksesshëm. Beni Simitciu (benago çeki) është njëri ndër trajnerët më të mirë në ligën Qeke dhe padyshim trajneri më i mirë shqiptar si dhe Rui Guimares nga Portugalia i dëshmuar si në futsalin evropian ashtu edhe në futsalin botëror”.

“Organizator të këtij trajnimi ishte Federata e Futbollit të Kosovës, ku njëherësh shprehen gatishmërinë e rritjes së punës dhe cilësisë në futsallin kosovar. Po ashtu ky nuk do të jetë trajnimi i fundit pasi që pritet që të mbahen edhe disa trajnime të këtij lloji dhe po ashtu do të fillohet edhe me trajnime për gjyqtarët që edhe gjyqtarët e futsallit të kenë dijeni të reja dhe ngritje të cilësi më të lartë. FFK synon që në bazë të këtyre seminareve të ngritët cilësia e futsallit në Kosovë në prag te pranimit te FFK-së në Uefa”, thuhej në komunikatën e lëshuar për media. /Telegrafi/


Pjesëmarrësit:

FC Benago,(Ceki) Beni Simitqiu Instruktor
FC Flamurtari,(Shqipri) Mario Kalus Instruktor
FC Peja Futsall (Peje) Eroll Tabaku,Shpetim Galani
FC Feniksi (Drenas) Besim Fazliu
FC Besa (Pejë) Adnan Hyseni
FC Al Ahli (Emiratet e Bashkuara) Rui Daniel Machado Guimaraes. Instruktor
FC BB-Llapi (Podujevë) Agim Uka
FC Prlepnica (Gjilan) Fidan Shaqiri,Mentor Ismaili
FC Besa (Pejë) Adnan Hyseni
FC Liburni (Gjakovë)
FC Lipijan (Lipijan) Dardan Saraqi
FC Ferizaj (Ferizaj) Ardian Marevci
FC Gjilani (Gjilan) Naser Arifi
FC Kaqanik (Kaqanik) Besart Spahiu
FC Tradita (Skenderai) Hamdi Shabani
FC Prishtina(Prishtinë) Huar Morina
FC Malisheva (Malishevë) Jakup Mazreku

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Kalo në kategori