Erich Fromm, një nga përfaqësuesit e famshëm të Shkollës së Frankfurtit, duke analizuar efektet e zhvillimit të kapitalizmit bashkëkohor mbi individin, flet për tjetërsimin e njeriut si një nga efektet më negative që ka prodhuar, sidomos, kapitalizmi i vonë i shekullit XX. Tjetërsimi i njeriut nënkupton tëhuajësimin apo shndërrimin e tij në diçka të huaj nga produkti i punës së vet, nga vetvetja dhe nga të tjerët. I tjetërsuar në këtë mënyrë, njeriu nuk do të jetë më në gjendje që ta zotërojë, për shembull, produktin e vet, atë të cilin e ka krijuar me duart e veta. Ai jo vetëm që do të humb përgjithmonë pronësinë mbi krijesën e vet, por edhe do t’i nënshtrohet asaj, do ta adhurojë atë. Pushteti i njeriut do të bartet tek ‘gjëja’ dhe ai do t’i nënshtrohet atij pushteti.
Një nga format më interesante të tjetërsimit që përmend Frommi është tjetërsimi i njeriut kundrejt prijësit të vet politik. Individi i tjetërsuar në sistemet totalitare të fashizmit e stalinizmit ka provuar nënshtrimin e tij ndaj sundimtarëve të egër, duke i konsideruar këta të fundit si idhuj. Tjetërsimi këtu shfaqet në formën e heqjes dorë të individit nga të drejtat e tij qytetare dhe kalimi i tyre te një udhëheqës suprem.
Në rastin tonë, në rastin e Kosovës së para zgjedhjeve nacionale, kemi të bëjmë me një lloj elektorati totalisht të tjetërsuar kundrejt prijësit të vet politik, përkatësisht kryeministrit tonë dymandatësh, pretendent për të tretin. Tjetërsimi i atyre që votojnë në shoqërinë kosovare nuk është një rezultat; ai është një proces i vazhdueshëm i cili në mënyrë permanente e mundëson riprodhimin e krerëve politikë të robotizuar, të cilët, nga ana e tyre, me shabllone politike tejet vulgare, i zgjasin jetën status quos së kalbur ekonomike, politike e shoqërore.
Prijësit politikë të një shteti demokratik rëndom janë krijesë e votës së lirë të qytetarit. Kur ky i fundit e humb fuqinë e ndikimit dhe bashkëveprimit me krijesën e vet, atëherë fillon akti i tjetërsimit. Qytetari bëhet i huaj nga prijësi i vet; shkëputet nga vepra e tij. Ai nuk e sheh më kryeministrin si produkt të votës së tij, por si një udhëheqës i pavarur dhe i pakontestueshëm, të cilit duhet medoemos t’i nënshtrohet. Kësisoj, ai i nënshtrohet atij dhe nis të sundohet nga ai. Për qytetarin e tjetërsuar, udhëheqësi i tij qeveritar bëhet idhull, objekt adhurimi dhe përuljeje. Ata gjunjëzohen dhe luten përpara atij që e kanë sjellë vetë në krye të vendit. Ashtu sikurse një idhujtar pagan që përulet para një statuje që e ka bërë me duart e veta, ashtu edhe qytetari idhujtar gjunjëzohet përballë njeriut që e ka hipur në fron me votën e vet, dhe që i rrit rrogën me taksën e vet.
Përveç tjetërsimit të qytetarit nga kryeqeveritari, elektoratin tonë e cilëson edhe një formë karakteristike e tjetërsimit nga taksa e vet. Ajo shumë e parave që qytetari ynë e derdh në arkën e shtetit për ta organizuar mirëqenien e vet socio-ekonomike, bëhet e huaj për të. Në rastin konkret, prona e tij bëhet pronë e Thaçit. Paraja e qytetarit instrumentalizohet për qëllime elektorale të kryeministrit.
Rritjet e rrogave dhe lojërat e tjera me paranë publike në kohë parazgjedhore, janë shembulli më tipik i “blerjes” së qytetarit me paratë e vetë qytetarit. Papunësia dhe plogështia ekonomike e kanë bërë qytetarin të huaj edhe për vetveten. Ai nuk zgjedh më mjete për qëllimet e tij financiare. Taksa që ai i ka dhënë shtetit, e kthyer në formë të +25% të pagës nga Kryeministri, është shndërruar në idhull adhurimi, përballë të cilës qytetari nuk kursen as votën e shenjtë, as moralin e as dinjitetin qytetar. Nuk është më qytetari, me votën e vet, ai që ka fuqi për të ndryshuar fatin e tij. Përkundrazi, është Kryeministri Thaçi, me paratë e qytetarit, ai që ka fuqi për të diktuar votën e këtij të fundit. Në këtë rast, paraja idhull e qytetarit ka pushtet mbi atë, mbi votën e tij.
Thaçi, në sytë e elektoratit kosovar të tjetërsuar, nuk pasqyron më një prijës demokratik, i cili është bartës i vullnetit të plotë politik të qytetarëve të lirë e të barabartë, por një zot politik, gjunjëzimi ndaj të cilit të shpërblen me rritje pagash e të mira të tjera. Elektorati kosovar, në sytë e Thaçit, nuk është një shumësi e individëve me të drejta qytetare, kulturë politike dhe integritet personal e moral, por një grumbull organizmash shumëqelizorë të përkthyer në vota. Ata nuk janë qytetarë, por janë votues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?