Çfarë po ndodh sot në lidhje me çështjen e Lazaratit? Personalisht mendoj një hipokrizi e madhe. Ky fshat, tashmë ndërkombëtarisht i famshëm, i ka mbijetuar për shumë vite të gjitha “sfidave”. Çfarë ndodh në Lazarat? Të gjithë e dinë: kultivohet kanabis-sativa, ndryshe marijuanë ose “bar”. Një lloj droge e lehtë, pak më e fortë se duhani, të cilën në Britaninë e Madhe e përdorin 15% e të rinjve dhe në Evropë është masiv konsumi në nivelet 7-10%, një biznes që tejkalon dhjetëra e dhjetëra miliardë euro.
Mirëpo çfarë ndodh sot në botë? Cili është debati mbi marijuanën? Në Shqipëri nuk ka fare informacion për këtë, shqiptarët nuk e dinë se jemi realisht në prag të një legalizimi global të kësaj droge të lehtë sepse përfitimet janë vërtet të shumta.
Ndryshe nga çfarë mendohet, numri i përdoruesve zvogëlohet dhe ky leksion vjen nga një vend i famshëm, nga Holanda, e cila ka çuditërisht shifrën më të ulët të përdoruesve, pavarësisht se e ka të liberalizuar përdorimin personal të marijuanës. Jo vetëm kaq, por në Holandën liberale, edhe numri i përdoruesve të drogave më të rënda është më i ulëti. Pikërisht në Evropën ku ndalohet kanabis-sativa, sepse, studiuesit thonë me fakte në dorë që përdorimi i marijuanës nuk rrit, por zvogëlon përdorimin e drogave të rrezikshme si kokaina dhe heroina.
Italia e ka legalizimin e marijuanës në rend të ditës dhe mjaft shtete të rëndësishme në Kanada apo në SHBA, ose e kanë legalizuar, ose janë drejt legalizimit, duke i hequr kështu nga dora mafias ndërkombëtare këtë trafik kaq fitimprurës dhe kaq korruptues. Eksperienca rrëfen se pothuajse askush në botë nuk i reziston dot uraganit korruptues që lidhet me këtë trafik. Amerika e provoi me proibicionizmin (lexo ndalimin) e alkoolit në vitet ’30 të shekullit të kaluar, që krijoi korporatën më të madhe të krimit të organizuar të trafikut të alkoolit në historinë botërore.
Korporatë vrastare që kishte në gjirin e vet një ushtri killerash dhe një ushtri informatorësh në gjirin e shtetit. E gjithë kjo sipërmarrje kolosale krimi u shfry si tullumbace kur u hoq ligji që ndalonte tregtimin publik dhe normal të pijeve alkoolike, të cilat “vrasin” sot miliona konsumatorë.
Sot në Evropë mendohet se mbajtja në këmbë e ligjit që ndalon konsumin e lirë dhe të kontrolluar të marijuanës, është jo një luftë kundër mafias që e tregton atë, por një arsye se përse kjo mafie lulëzon dhe mbijeton e pamposhtur.
Aq më tepër në fshatin tonë, mjerisht ende provincial, duhet guxim për të shkuar drejt legalizimit simbas modelit holandez. Duke u kujtuar partnerëve ndërkombëtarë se Holanda, e famshme edhe për turizmin e marijuanës që blihet në format 5gr lirisht nëpër kafene, është anëtare brilante e BE. Sepse në Holandë ka rreth 40.000 sera “klandestine” ku kultivohet marijuana dhe ky nuk përbën një skandal evropian, por një tolerim që buron nga fryma e ligjit që lejon përdorimin vetjak të “barit”.
Kësisoj duket se Lazarati, ashtu në mënyrën e vet, dëshmon se i “pamposhtur” si dhe shfaqet, është një dëshmi e gjallë e domosdoshmërisë së një refleksioni në frymë liberalizuese. Qeveritë kanë ardhur dhe shkuar matanë, ndërsa Lazarati ka mbijetuar, duke u perceptuar si një njollë kombëtare, perceptim ky i tepruar po të kujtojmë 40.000 serat që kultivojnë marijuanë në Holandën e Madhërisë së Saj, kuptueshëm një pikë elegante e furnizimit në nivel evropian.
Në vetë baltosjen e talentuar që është tipari ynë virtuoz, është krejt thjeshtëzuese të rrethojmë dhe të “bombardojmë” verbalisht apo ushtarakisht Lazaratin. Në këto kohë që jetojmë, inteligjenca dhe zgjidhjet e mençura liberale janë shumë më produktive sesa qasja trashanike e dhunës.
Prandaj edhe duket se “rezistenca” e Lazaratit, vjen si me porosi për të hapur një debat energjik me frymë liberalizuese që na afron me Amsterdamin. Duke qenë se Amsterdami është në Evropë, afrimi me Amsterdamin, është pse jo, një afrim real me trendin që Evropa përmes shumë hezitimeve, herët a vonë do të shpalosë në tërësi.
(Marrë nga: MAPO)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë