Në prag të fushatës, “perandori” e ka rikthye gishtin përpjetë! Ka vendosë me i rritë rrogat! Të gjithë e kanë të qartë se përzgjedhja është bërë varësisht prej votuesve potencial Por, askush nuk është kundër! Madje edhe opozita e ka kuptuar se është lojë! Grackë! Me dalë kundër i humbin votuesit! Kështu mbetet veç shoqëria civile! Por, edhe ajo “çile guri gojën”! Pastaj qysh me e llogaritë 25 përqindëshin e mjerimit?! Për kaq do të rriten pagat e një pjese të elektoratit!
Ka që thonë se vendimi i qeverisë është cinik, pavarësisht se a do të realizohet. Por, ec e dil kundër rritjes së pagave kur edhe zogjtë në degë e dinë se ato, falë politikave ekonomike të po kësaj qeverie, janë aq të mjera! Por, Qeveria ka vendosë me ndryshu! Boll ka punu për vete! Tash do të kujdeset edhe për elektoratin! E vet, natyrisht!
Kështu, sapo fillova të shkruaj për këtë lojë, si zakonisht mediat më prishën humorin! Por, unë nuk u vë faj atyre, se ato veç raportojnë fjalët e qeverisë! Mos me qenë llafet e qeverisë, mediat duhet me u mbyllë! Kafen e mëngjesit e pimë me lajme, se ku, apo me kë ka pushu kryeministri! Apo, çka ka shkruajt në Facebook! Se është lodhë! Jemi ba merak, krejt kombi!
E, ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas medias kanë paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se shtatori është muaji i fundit i durimit. Nëse Qeveria nuk e kalon ligjin për ta, ata kërcënojnë se në tetor ata do të futen brenda objekteve të qeverisë! Në rast se ministri Rexhepi qëllon në humor të mirë, ata thonë se do të kundërpërgjigjen. Se kur ministri i Brendshëm është në humor, të tjerëve u ikë humori!
Kështu, sot pak kush e kujton se kjo qeveri erdhi në pushtet duke u thirrur në meritat e luftës. Këta duken si yje të kinemasë, më tepër se ish-luftëtarë! Madje deklarojnë se kanë qenë tërë kohën larg vijave të luftës!
Pra, kërcënimi duket mjaftë serioz duke pasur parasysh se ndërtesa e qeverisë tashmë është gjuajtur me koktej molotov nga ish-luftëtarët, dhe bërë edhe greva kolektive të urisë, përpara kësaj ndërtese.
Ndërkaq, disa ish-luftëtarë më të përgjegjshëm kanë zgjedhur të kërcënojnë ndryshe qeverinë! Me vetëvrasje! Disa nuk janë të gatshëm as pas mjerimit ku i ka sjellë kjo qeverisje, të ngritin dorë mbi institucione! Dikush kërcënon me hyrje në institucione! Disa kërcënojnë me vetëvrasje! Të gjithë kërcënojnë, e kryeministri bënë “selfije”!
Një veteran, tashmë i dëshpëruar nga gjendja e tij e rëndë, i është drejtuar përmes SMS-it kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, ku i thotë se nuk i ka mbetur më asnjë rrugë tjetër përpos të vras vetveten. Tashmë, disa prej bashkëluftëtarëve të tij, të gjendur në një rrugë pa shprese, pa kurrfarë paralajmërimi janë vetëvrarë! Pra, kur kihet parasysh numri i veteranëve të vetëvrarë pas lufte, ky SMS duket si kërcënim serioz!
Ajo që i vret më së shumti moralisht është se qeveritarët e “dalë nga lufta” (nuk)deklarojnë milionat në formularët e pasurisë, e ish-luftëtarët deklarohen si raste sociale dhe të pastrehë!
Por, fenomeni i presionit social përmes viktimizimit është i vjetër dhe nuk është aspak autokton! Këtu nuk ka faj qeveria! Në historinë të cilën e mësuam, ende flakëron silueta e Jan Palahut, i cili i dëshpëruar me intervenimin sovjetik në Çekosllovaki, kishte zgjedhur të vetëdigjej në shenjë proteste.
Edhe ndër ne kishte të dëshpëruar të cilët nga pafuqia u vetëdogjën apo u vetëvranë duke dërguar kështu mesazhe të pikëllueshme shoqërisë apo shtetit! Por, shteti nuk ishte këndejpari! Shoqëria kishte halle të tjera!
Ju kujtohet një ish-i përndjekur politik i cili është vetëdjegur në Tiranë?! Kishte bërë edhe kërkesa! Por veshi i shurdhër i ekzekutivit, e as syri qorr i sajë, nuk e panë! Por e panë “ndihmën” e mikut që e ndihmoi të vetëdigjej, dhe e akuzuan atë! Një tjetër, sipas medias, u vetëdogj në Durrës. Tre të tjerë tentuan të vetëdigjen në Prishtinë në shenjë proteste për një vendim të Ministrisë së Punës dhe “Mirëqenies” Sociale!
Në faqe të parë mediat qesin fotot “selfie” të zyrtarëve duke bërë qejf e duke harxhuar paret e buxhetit. Ndërkohë, protestat janë treguar të paefektshme pavarësisht se sa janë të arsyeshme!
Në prag të zgjedhjeve pare ka boll! Ndërkohë që Jan Pallah ka kalua në harresë dhe nuk duket se kishte arsye kush e di sa serioze për t’u vetëdjegur! Tashmë Çekia dhe Sllovakia janë dy shtete të ndara dhe Bashkimi Sovjetik, komunist, nuk ekziston më!
Një ditë do të harrohen edhe hallet e veteranëve. Do të mbetet autostrada dhe fotografitë “selfije” të qeverisë si dokument për luftën çlirimtare online! Do të thonë sa qejf paskemi bërë!
OK! E pranoj! Mund të duket mbase cinike! Veç po përshtatem me rrethin në prag të zgjedhjeve!
Ai që përshtatet mbijeton! Por, as mos e qoni ndërmend se pjesa që vijon ka të bëjë me humor. Kështu, duke marr parasysh numrin e atyre që kërcënojnë me vetëvrasje, kjo në vendin e shqiponjave, duket se ka marrë formën e sportit nacional! Ndoshta nuk duhet përjashtuar idenë që të organizohet një kampionat i rregullt! Gjithëkombëtarë! Se qeveria duhet me vendos rregull!
Kështu ndoshta duhet organizuar para mediave, një tip gare si Voice of Albania, apo X Factor, apo "Big-u”! Aty të gjithë që duan të vetëdigjen për ideale apo synime tjera jetësore, do të dëgjoheshin nga një komision qeveritarë! Nuk duhet lejuar të vetëdigjen, pa u dëgjuar! Në komisionin qeveritar, detyrimisht duhet të ketë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Edhe ndërkombëtarë! Se ka njerëz nga ne që shqetësohen edhe për situatën ndërkombëtare. Për shembull, dikush do të vinte me një kanaçe benzinë dhe një fitil të shkurtër në dorë dhe do të kërkonte: “Të ndalet lufta në Siri ose po vetëdigjem”! Për këtë çështje, qeveria jonë nuk ka kompetenca!
Pra, arsyet e secilit do të shfaqeshin në ekran të madh. Pastaj, vjen votimi me SMS! Fillo, tani! Me votat e popullit zgjidhen ata që lejohen të “vet- eliminohen”! Ku ka më demokratike!
Kështu sikur, për gladiatorët dikur, krejt në fund do të vendosej nga gishti i perandorit! Nëse kthehet poshtë, kjo do të thoshte; “Mund të vetëdigjesh”!
Por, pa frikë! Është kohë zgjedhjesh, dhe “perandori” e mban gishtin veç… përpjetë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet