Bashkimi Evropian i cili në vitet e 1950 mori nisjen e vet me Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe të Çelikut dhe me Traktatet e Romës, për burrështetasit që atëherë e çonin këtë nismë përpara, nuk ishte vetëm një projekt shprehimisht ekonomik, por në vijë të parë një projekt politik. Ishte konsekuenca që ata kishin nxjerrë nga historia e Evropës në gjysmën e parë të shekullit XX.
Një motiv i rëndësishëm krahas përfshirjes së Gjermanisë ishte edhe tejkalimi i nacionalizmit me qëllim të përafrimit të shteteve, të cilat më herët kishin qëndrime armiqësore ndaj njëra-tjetrës. Ky motiv nga koha e themelimit të BE-së duket ndërkohë të ketë rënë në harresë, me gjasë sepse mendohet se problemet e atëhershme janë të tejkaluara.
Sot legjitimiteti i problemit të BE-së i ka dy aspekte të ndryshme: apatia, e cila para pak vitesh çoi në një dalje të ulët të evropianëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, e që ishte një reflektim i frustrimeve nga gjendja në të cilën ka ardhur BE-ja viteve të fundit, dhe euroskepticizmi i madh që ka ardhur për shkak të bindjes së krijuar se BE-ja nuk është e aftë të gjejë zgjidhje, por është vetë pjesë e krizës.
Kriza ekonomike dhe financiare po e tronditin Evropën me papunësinë e lartë, pensionet e pasigurta dhe pasigurinë. Shumë analistë mendojnë se evropianët tashmë nuk janë më euforikë. Evropianët po humbasin besimin tek BE-ja dhe institucionet e saj, ky është përfundimi i një studim i publikuar së fundi.
Qytetarët e BE-së shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për vendet e punës dhe pensionet e tyre. Ata zhgënjehen nëse u krijohet përshtypja, se zëri i tyre nuk dëgjohet në institucionet e BE-së. Demonstrata, protesta dhe dhuna janë shprehje e qëndrimit të popullsisë së velur prej politikës.
Baza për këtë bashkëjetesë brenda BE-së janë diversiteti kulturor, angazhimi i madh për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe vlerat e përbashkëta. Por, në kohë të tilla kur duket se stabiliteti po lëkundet, ka vetëm dy mundësi: ose të gjithë humbasin, ose të gjithë bashkë bëhen fitues.
Duke marrë për bazë gravitetin e krizës ekonomike, është koha që BE-ja të dëshmojë forcën e saj. Jo t’iu thuhet euroskeptikëve se BE-ja e fortë është e rëndësishme, por të binden se BE-ja mund të sfidojë të gjitha krizat, me të cilat ballafaqohen evropianët.
Në një botë, ku Kina dhe India po shtojnë rolin e tyre ndikues në shumë çështje, nuk ka shume kohë që njerëzve t’iu mbushet mendja se BE-ja duhet të jetë më e fuqishme. Por, BE-ja duhet të tregojë se ka një lidership të vendosur për zgjidhjen e krizave të fundit globale.
Duhet pranuar se muskulatura evropiane tashmë është dobësuar paksa në rrugëtimin e saj të konsolidimit, dhe dallimet e mëdha mes vendeve të BE-së vërehen dita-ditës, sidomos atëherë kur bëhet fjalë për zgjerimin e saj të mëtutjeshëm.
Herë kemi shumë Evropë, e herë tjetër shumë pak Evropë, e për të thënë me fjalë të tjera: shumë vende evropiane janë të përfaqësuara në forumet kryesore të botës, me shumë zëra më vete. Në këmbim të kësaj, nëse shprehemi në gjuhën e peshës dhe ndikimit specifik, nuk ka mjaftueshmërisht Evropë të Bashkuar.
Le të jemi të arsyeshëm: pa as me të voglin dyshim, Shtetet Bashkuara të Amerikës as që mund të krahasohen me një Bashkim që mbetet gjithnjë e më larg së shndërruari në Shtetet e Bashkuara të Evropës. Nëse marrin në shqyrtim dy anët e Atlantikut – mes kontinentit “Po, mundemi” dhe të kontinentit “Po, ka gjasa të ndodhë” – dallimet janë shumë të mëdha, e për këto arsye, shumë evropianë i shmangën çdo lloj përballjeje apo diskutimi për këtë çështje.
Thjeshtë, mungon diçka që ta mëshirojë vetë Bashkimin Evropian. Për pasojë, ka më pak “Bashkim” në Evropë dhe më pak Evropë në botë. Sot Evropa është e pranishme si një aktore ekonomike, por jo si një aktore politike e ndërkombëtare. Ndaj, një zë i njësuar evropian në institucionet multilaterale do të bënte që të dukej me e qenësishme së kurrë.
Siç edhe evropianet kërkojnë, me qëllim që të vendosin në vend besimin dhe sigurinë e humbur në vetën e tyre, në krenarinë dhe shpresën e të gjithëve bashkë, ata duhet të përfitojnë nga rasti që të bëjnë rregullimet dhe përputhjet e nevojshme në sistemin multilateral të shfaqur prej tyre.
Duhet ta bëjnë këtë edhe në kërkim të virtyteve që përfaqësojnë. Në një botë të tillë globale, vetëm kështu një Evropë e bashkuar, do të jetë ajo Evropë, e cila do të ketë sy e veshë në një fytyrë të vetme, pra, të shprehet e shfaqet si një e terë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti