Na pret shumë punë përpara. Kemi fituar një betejë shumë të vlefshme, por rëndësia kryesore e saj konsiston në shansin për të pasur e fituar beteja të tjera. Votimi i së dielës ishte mundësia për mundësinë. Rezultati i së dielës është mundësia.
Ka fituar zotimi ynë. Duhet të realizohet fitorja. Të gjitha dhe secili nga 12 zotimet e Shpend Ahmetit duhen përmbushur në Prishtinë. Për disa prej tyre kemi disa javë kohë, për disa të tjera kemi disa muaj kohë, për ca të tjera disa vjet, por për asnjërin prej tyre nuk i kemi më shumë se katër vitet e mandatit.
Tash nuk do t’i kemi kundërshtarë partitë politike dhe kandidatët e tyre sikurse në fushatë. Tash e kemi përballë trashëgiminë përgjithësisht të mbrapshtë të qeverisjeve të pasluftës. Aq shumë gjëra duhen korrigjuar, sepse aq shumë zhvillime negative duhen ndalur dhe aq shumë punë të mbara duhen nisur.
Nuk do të jetë lehtë. Nuk do të jetë aspak lehtë. Në fakt, do të jetë vështirë. Mirëpo, e kemi ditur se pushtetin askund asnjëherë nuk do ta marrim në kushte e rrethana të volitshme për neve. Gjendja tejet e rënduar për qytetarët do të jetë pikënisja jonë si qeverisje e re. Ose, e thënë ironikisht, u bë aq keq sa që fitoi Vetëvendosje!
Ama në kontrast të thellë me realitetin e hidhur ndodhet vetëdija e ngritur e qytetarëve si rrallë herë më parë në historinë tonë të re. Ky emancipim kritik i banorëve të Prishtinës u mishërua në zgjedhjen që ata bënë individualisht (në kuptimin formal e teknik) dhe kolektivisht (në kuptimin politik e shoqëror). Prandaj, fitorja e së dielës na gjen në një situatë të cilën do të mund ta përshkruanim kështu: objektivisht, kurrë s’ka qenë më keq; subjektivisht, kurrë s’ka qenë më mirë.
Vullneti subjektiv i qytetarëve për ndryshime duhet bërë forcë e fuqi objektive për ndryshime. Dhe, për këtë nuk mjafton forca e fuqia e pushtetit në komunë dhe as ajo e organizatës politike të Lëvizjes sonë. Shpendi do të ketë nevojë për të gjithë e secilin prej nesh. Largimi i Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të Komunës së Prishtinës nuk eliminon korrupsionin që vinte prej aty apo tolerohej aty. Ka aq shumë biznesmenë të paligjshëm të lidhur me politikanë të fuqishëm e për të cilët nuk votohet fare ndërkohë që ata kanë shumë pushtet real në kryeqytetin tonë.
Për t’i tejkaluar pengesat dhe vështirësitë, Shpendit i duhet mbështetja e përkrahja jonë e vazhdueshme. Vota për Shpendin nuk ishte votë e qytetarëve spektatorë, por votë aktiviste prej mbi 37 mijë banorëve të komunës. Njësoj, ndihma për Shpendin nuk duhet të jetë e llojit të spektatorit nga tribunat, por e qytetarit aktiv, e një qytetari që edhe e mbron Shpendin edhe e kritikon Shpendin për shkak se e do Prishtinën.
Se Prishtina që është degraduar në më pak se qytet megjithatë është më shumë se kryeqytet, e dëshmojnë edhe mesazhet e urimit nga shqiptarët anekënd Kosovës e Ballkanit si dhe mërgatës tonë. Numri i këtyre mesazheve e tejkalon edhe atë të banorëve të Prishtinës! Mbase, në njërën anë, ende ka shumë rëndësi fakti që në gjithë gjysmën e dytë të shekullit XX, Prishtina ishte jo vetëm thjesht kryeqytet i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve që jetonin në hapësirat e ish Jugosllavisë. Ndërkaq, në anën tjetër, kudo e kurdo që fiton vetëvendosje, fiton i gjithë populli e kombi ynë. Të dielën në mbrëmje aq shumë shqiptarë anembanë po ndjeheshin prishtinas.
Lëvizja Vetëvendosje në qeverisje do të ndërtojë një marrëdhënie krejtësisht të re të pushtetit me paranë publike, të mirat publike dhe pasuritë publike. Kjo marrëdhënie e re që do të karakterizohet nga transparenca radikale, ndershmëria e zyrtarit dhe përgjegjësia ndaj qytetarit, do të ndërtojë një kulturë të re politike çfarë nuk është parë kurrë në Kosovë dhe është dëshiruar gjithmonë prej popullit.
1 dhjetori shënoi fitoren e madhe të një Lëvizjeje të jashtëzakonshme me një kandidat të shkëlqyeshëm. Kemi fituar përkundër vështirësive, gjersa kundër-kandidati që është edhe kryetar partie ka humbur përkundër përparësive. Ne fituam pa i pasur milionat, pa medie tonat dhe pa marrë dorë në ambasada.
U tregua se qytetarët e bëjnë ndryshimin duke e përbërë atë. Secila nga ato mbi 37 mijë votat për kandidatin e Vetëvendosjes, Shpend Ahmetin, është pjesë përbërëse e ndryshimit. Fitoret e kandidatëve të tjerë nëpër Kosovë nuk paraqesin ngjarje politike. Sepse fitoret e të tjerëve nuk ndryshojnë gjë nga rendi i gjërave dhe shkaku i atij rendi.
Prandaj, më 1 dhjetor kanë fituar qytetarët sepse ka rilindur qytetari. Edhe qyteti do ta rimarrë veten ashtu siç bënë banuesit e tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti