LAJMI I FUNDIT:

Prapavija e ligjit për Amnistinë!

Marrëveshja e Kosovës me Serbinë shënoi fillim jo të mbarë të vendit tonë për krijimin e raporteve me shtetet tjera, e sidomos me shtetin serb! Duke pasur parasysh përmbajtjen e asaj marrëveshjeje, tani nuk është çudi edhe përpjekja për “thurjen” e një kornize ligjore dhe krijimin e kushteve legale dhe institucionale për implementimin e marrëveshjes që do ta sjellë Kosovën në një gjendje të mjerueshme, brenda së cilës ndikimi serb nuk do të largohet kurr!

Amnistia si mjet dhe institut juridik është parimisht i zbatueshëm në shumë vende të botës e madje konsiderohet edhe si respektim i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me faktin se ata të cilët janë të dënuar për një kategori të caktuar të veprave penale, si dhe ata të cilët kanë qenë shembull i mirë për sjellje në institucionet penitenciare, do të mund të falen nga mbajtja apo ekzekutimi i një pjese të mbetur të dënimit!

Tani vetëm për zbatimin e asaj marrëveshjeje helmuese për Kosovën, qeveria jonë ka vendosur që edhe më tutje të dëmtojë shqiptarët në Kosovë e të shpërblejë serbët e veriut, si dhe Serbinë si shtet. Duke e ditur pikën 8 të marrëveshjes e cila thotë se strukturat ekzistuese të veriut do të kalojnë në pozitat e tyre përkatëse në institucionet e Republikës së Kosovës, na mbetet të kuptojmë se po ata serbë që kanë vrarë Enver Zymberajn tani do të thonë se janë “kolegë të tij”!


Pra, aministia është mjet juridik, që duhet të lirojë nga sanksioni penal delikuentët të cilët janë të akuzuar me një kategori të caktuar të veprave penale (sigurisht për ato më të lehta, e për të cilat Kodi Penal i Kosovës ka paraparë një lloj dhe masë të caktuar të dënimit) dhe të cilët gjatë vuajtjes së sanksionit penal kanë treguar sjellje të mirë në institucionet penitenciare dhe kanë bashkëpunuar me organet përgjegjëse si policinë, gjykatën, prokurorinë…

Siç u cek më lart, ky ligj mundëson zbatimin e marrëveshjes Thaqi-Daqiq! Duke e ditur bllokimin e pjesës veriore të Kosovës dhe ndarjen e qytetit të Mitrovicës në dy pjesë, që nga viti 1999 u shkaktuan disa procese të dëmshme, si marrëveshja Kosovë-Serbi, shkelja e ligjeve të Kosovës, dëmtimi i ekonomisë nga kontrabanda, e në fund fuqizimi i pjesës së vogël të serbëve të Kosovës deri në atë masë sa që të drejtat e tyre nuk kanë ndryshuar fare në krahasim me ato të kohës së Jugosllavisë (vetëm se tani këto të drejta i lejohen me ligj)!

Më parë kanë vrarë shqiptarë, e nuk janë dënuar edhe pse ligji ka dënuar një gjë të tillë. Kurse tani, vrasin shqiptarë, bllokojnë rrugë, shkelin ligje, nuk njohin institucione shtetërore, djegin pika kufitare, vënë mjete eksplozive në shtëpi të shqiptarëve dhe kështu një familje shqiptare mbetet pa prind, burrë e djalë…

Rezultati i kësaj është se ne prapë hartojmë ligje si ky për amnistinë për t’i falur; shkelim ligjin mbi gjykatat, duke krijuar një seli të gjykatës së Apelit në veri (kur dihet se kjo gjykatë duhet të ketë selinë në Prishtinë me kompetencë territoriale për tërë Kosovën); shkelim kushtetutën etj.

Arsyetimin se ligji i amnistisë nuk është duke u miratuar për shkak të serbëve dhe mundësimit të zbatimit të marrëveshjes, ne e dëgjojmë nga qeveritarët si edhe për shumë çështje dhe procese tjera.

Nga viti 1999 e deri tani, ne si çdo vend tjetër kemi pasur shumë procese gjyqësore në të cilat edhe janë dënuar shumë persona për çështje nga më të ndryshmet. Por, prapëseprapë ne as që kemi menduar që Ligji për aministi të hartohet e të miratohet me qëllim që një kategori e caktuar e kryerësve të veprave penale të lirohen nga dënimi. Vetëm tani kur zbatimi i marrëveshjes me serbët kërkon një ligj të tillë, ne kemi hartuar e duam ta miratojmë!

Në gjykimin e veprave penale dhe shqiptimin e sanksioneve penale gjithmonë duhet pasur parasysh rrethana të ndryshme, që do të thotë se jo gjithmonë veprat penale kryhen nga një person që është i njohur si kriminel apo person që nuk respekton ligjin. Për këtë arsye pra edhe duhet ekzistuar ligji për aministinë. Të burgosurit në Dubravë dhe greva e tyre e urisë nuk kanë shtyrë politikën kosovare të interesohen për ta, duke treguar kështu se sa me të vërtetë ju intereson qytetari dhe bërja e politikave ligjore në interesin e tyre pushtetit.

I gjithë diskriminimi pozitiv që është duke iu bërë serbëve, shkelja e ligjeve dhe lënia anash e më shumë se 90 për qind të shqiptarëve të Kosovës, do t’i shndërrojë serbët e Kosovës në parazitë.
Por, prapë ky nuk është efekti më i keq që jemi duke krijuar. Ajo çka është edhe më e rëndë është se Serbia me krijimin e enklavave të saj dhe tani me krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në veri, ose në realitet me Autonominë e Veriut, e ka futur në grusht Kosovën, duke filluar nga Parlamenti e deri në institucionet tjera në nivelin lokal.

Pra, tash e 14 vite po punojmë dhe po përmirësojmë gjendjen e serbëve në shtetin tonë, po i falim për veprimet kriminale, po u krijojmë komuna, e së fundmi edhe Bashkësi të komunave në veri (që në të vërtët është autonomi) e çka jo tjetër.

Në trend

Më shumë

"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës

Magazina
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin

Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin

Magazina
Kalo në kategori