Qeveritarët dhe palaçot
Kur thua palaço, të shkon buza në gaz. Të kujtohet fëmijëria kur shkoje në cirk dhe qeshje me lot. Kur thua qeveritarë, të rrëqethet trupi. Të kujtohet fuqia për me bë keq! Ka edhe kuptimin e fjalës rrenc! Edhe hajn! Së paku te ne në Kosovë! Këto dy shprehje “politike” këto ditë u lakuan si një raport politik në mes të mirës dhe të keqes.
Cila është e mira dhe e keqja?!
Me një krahasim të shpejtë vërejmë mjaft dallime në mes këtyre profesioneve, por edhe përcaktimeve. Për shembull, puna e palaços është krejtësisht e ndershme. Gjë që nuk mund të thuhet për qeveritarët. Palaçot i bëjnë njerëzit të lumtur. Qeveritarë (tanë) i bëjnë ata të vuajnë dhe të qajnë! Palaçot punojnë për një pagë dhe për një bakshish të cilin publiku e nxjerr me gaz nga xhepi i tij, zakonisht i cektë. Qeveritarët t’i marrin parat prej xhepi, prej llogarive, e te ne të marrin edhe reket sipas disa deklarimeve të (pa)përgjegjshme publike.
Dilemë hamletiane: të bëhesh palaço apo qeveritarë? Por, shumica e fëmijëve do të donin të bëheshin palaço kur të rriten. Sepse fëmijët e kanë zemrën e mirë! Por, prindërit u bërtasin: duhet të bëheni qeveritarë, sepse ashtu mund të bëni çka të doni. Për një mandat do të bëheni milionerë. Jo të gjithë, natyrisht!
Përndryshe, ne jemi një “komb” fëmijë. Asnjëherë më parë nuk kishim miq të sinqertë, prandaj për herë të parë përgjatë gjithë historisë më 1999 e përjetuam diçka që ngjanë me lirinë dhe miqësinë. Qamë nga gëzimi; shprehëm falënderimin tonë në mënyrë krejtësisht të sinqertë, gati fëmijërore. U hodhëm mbi veturat e çlirimtarëve dhe i puthnim xhamat, apo rrotat, si të çmendur nga gëzimi. U sollëm si popull “palaço”, sepse bëmë gjithçka për t’i argëtuar, për të i respektuar, për të shprehur falënderimin. I trajtuam si perëndi.
E këto ditë erdhi njëri nga ata drejtpërdrejtë nga Olimpi politik i globit. Ata, sipas zakonit, duke mos pasur sens për sedrën tonë lokale apo interesat tona të vogla, lavdërojnë atë që “është i dëgjueshëm” ndaj interesave të larta, dhe të tjerët i quajnë – “palaço”! Kjo është politika. Interesa të larta.
Por, sot po flasim për palaçot dhe qeveritarët lokal. Në dukje të parë këto dy profesione nuk kanë asgjë të përbashkët.
Kush është palaço në politikën tonë? Mos i ka ngatërruar zëvendës-ndihmës Sekretari? Mos e kanë informuar gabimisht? Se, këta qeveritarët tanë merren shumë me thashetheme.
Natyrisht, unë nuk do të polemizojë me mikun e çmuar i cili na vizitoi këto ditë. Po të isha një amerikan i thjeshtë i cili jeton në SHBA, do të mund të thosha: çfarë të më pëlqej për preferencat politike të mikut nga Olimpi? Por, në Kosovë kjo mund të jetë vetëvrasje politike. Madje, ka politikanë të cilët shkuan nga skena vetëm se nuk u pajtuan me ish-ambasadorët, të cilët paraqesin qeverinë reale në këtë vend. Pra, s’po flasim për vizitorët nga Olimpi politik, por po ndalemi në mëhallën tonë politike.
Kështu këndezët zyrtarë që këndojnë mbi plehun tonë të vogël, për ne këndojnë ndryshe e për mysafirët ndryshe. Këtë e vërteton edhe vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Ai tha se askush nga zyrtarët kosovarë nuk e ka përmendur qëllimin që FSK të bëhet ushtri e Kosovës. Jo more, çfarti ! Ai nuk rren! Kjo është veç dëshirë dhe deklaratë qeveritare për përdorim të brendshëm.
Kështu më mirë po flas për Kryeministrin tonë! Ai është bërë simbol i kësaj klase politike, për të cilën të gjithë pajtohen se duhet të shkojë! E kah? Ka dilema për këtë! Disa urojnë që të shkojë në Ferr, e disa në pension. Unë personalisht do të preferoja të shkojnë në opozitë!
E, kryeministri ynë , të cilin e lavdëroi zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, nuk është i pagabueshëm. Edhe ai pat gabuar disa herë. Po flas për gabimet publike, se të tjerat mbase i kuptojnë vetëm fëmijët tanë. Pra, pat gabuar disa herë në etiketimin publik. Patën qeshur të gjithë.
Ju kujtohet takimi me zonjën Clinton? Ai me këmbëngulje e quante atë zonja Albright! Përkthyesja e përqendruar si zakonisht, e përmirësonte , me automatizëm, dhe ky prapë gabonte! Më vonë e kuptuam se ajo, zonja ish-Sekretare, ishte e interesuar edhe për biznes në Kosovë, për një biznes i cili varej nga vendimmarrja e Kryeministrit! E ai po mendonte se si me zgjidhë këtë problem, derisa po e priste zonjën Clinton. Prandajm bënte shkarje të nënvetëdijshme!
Pastaj e patëm edhe aferën “pronto”! Larg qoftë, nuk më shkon mendja se sofra e parë e politikës tonë mund të dukeshin si palaço; edhe pse qeshëm të gjithë me telefonatat e përgjuara. Nejse, ndoshta kryekuvendari e disa të tjerë nuk qeshën, por… s’mund të qeshim të gjithë!
Por, kurrqysh nuk po e kuptonim përse pikërisht “pronto”? Asokohe Kryeministri nuk kishte shumë kontakte formale me politikën italiane. Përse pikërisht pronto e jo hallo, apo zdravo, ose merhaba?
Pastaj doli që njëri nga aksionarët e ardhshëm të PTK-së, të cilët u mbajtën shumë sekret, doli të jenë pikërisht italianë. Pronto! Kryeministri ynë kur preokupohet me diçka, nuk arrin me fshehë këtë! Bënë shkarje të nënvetëdijshme!
Eh! Kështu zyrtari i lartë iku dhe na e la në derë shprehjen politike: “palaço”! A do të jetë kjo shkatërrimtare për subjektin politik të cilit i atribuohet? Kështu shpreson Qeveria, por sondazhet thonë ndryshe!
Dikush e quajti shkatërrimtare, por unë nuk mendoj ashtu. Për shembull, UÇK-ja dikur quhej terorriste nga vet zyrtarët e lartë amerikanë dhe pastaj z. Hoolbroke zbathi këpucët në odën tradicionale në Junik! Doli që ata të jenë përkrahësit më të mëdhenj të UÇK-së.
Kështu, të jesh një “palaço” nuk duket gjendje politikisht aq e pashpresë! Por, Kryeministri nuk është palaço. Ai është politikan në pushtet, qeveritar! Ata nuk na bëjnë të qeshim. Ata na bëjnë të qajmë. Ata na grabisin nga xhepat tanë dhe bëhen milionerë brenda një mandati. Disa prej tyre shpresojnë të përfitojnë edhe nga Ligji për amnistinë! Por, kjo nuk e shqetëson zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit.
Janë problematikë “palaçot” që shesin banesat e tyre për të financuar vizionin e tyre, që besojnë në ëndrrat e tyre! Janë problematikë ata që besojnë në demokraci! Por, jo edhe politikanët që marrin nga taksat dhe nga prona jonë publike dhe i bëjnë të vetat!
Kjo shpejt u bë shprehje e popullarizuar! Kështu filluan të quhen edhe grupet e tjera politike, të cilat sikur po bëhen përpjekje të futen dhunshëm në një thes. Slogani “të gjitha palaçot në një thes“ mund të jetë klithma parazgjedhore qeveritare
Por, si t’ia thuash mikut se e ka gabim dhe sërish të mbetesh mik?! I kemi miq tepër të rëndësishëm! Miq strategjik dhe me sedër! Sikur miqësia e luanit me miun, në përrallën e moçme! Në këtë përrallë, ne jemi… miu! Ky është realiteti!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, zjarrfikësit dhe policia intervenojnë me urgjencë
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos