Përkujtim gjithëpërfshirës: 135 Vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Përvjetorët e ngjarjeve historike, veçanërisht të atyre të mëdha, janë përkujtim dhe nderim për ata që i zhvilluan dhe jo për përvetësuesit e sotëm politik, pa marre parasysh cilës parti i takojnë. Këto manifestime duhet të jenë dhe nderim për ata që sakrifikuan me dekada dhe në kohët e pakohë që kjo trashëgimi të konservohet, të promovohet dhe t’u lihet në trashëgimi gjeneratave te sotme dhe atyre që pasojnë.
Këtë, në veçanti, duhet bërë me rastin e 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me ç’rast duhet rikujtuar kontributi i Muhamed Shukriut dhe i punonjësve të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe të Natyrës së Prizrenit dhe Rrethinës (sot: Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Prizrenit).
Vetëm qytetarët e vjetër të Prizrenit e dinë se për një kohë të gjatë ndërtesa e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte një ndërtese "e harruar", që qëndronte gjallë në shpirtin e banorëve të qytetit. Me shumë kundërshtime nga qeveritarët, para vitit 1968, Muhamet Shukriu bëri që tullë për tullë të lëvizej ndërtesa më në brendi, që të mos shkatërrohej nga kamionët që lëviznin rrugës së ngushtë midis saj dhe Lumbardhit. Për 90 vjetor, pra më 1968, ndërtesa u bë e gatshme për vizitorë, bashkë me objektet e ekspozuara në të.
Puna vazhdoi për 10 vjet të tjera, deri në manifestimin e 100 Vjetorit (1978), që po aq është tregim më vete. Jo vetëm që u pasurua ekspozita pas hulumtimeve dhjetëvjeçare, por u hap dhe ekspozita e përhershme me piktura me temën e Lidhjes, veshjet etnologjike të kohës së Lidhjes dhe biblioteka me dokumente të kohës (sot nuk ekziston). Ndërkohë, u bë dhe studimi antropologjik i eshtrave të Kryetarit të Lidhjes, Ymer Prizrenit, varri i të cilit gjendej në Ulqin.
Është me rëndësi të përmendet se për herë të parë në rajon u rikonstruktua dukja e Ymer Prizrenit (foto nuk kishte), sipas analizave të profesorit të antropologjisë fizike, Dr. Nemeshkery nga Budapesti, dhe dorës dhe talentit të skulptorit të njohur të Kosovës, Prof. Agim Çavdarbasha.
Çdo gjë për 100 Vjetor u bë gati për 100 ditë: punohej edhe natën me reflektorë. Shumë nuk e dinë kur e vizitojnë sot Kompleksin e LSHP se në secilën dhomë ku gjenden pikturat, në përdhese dhe lart, banonte nga një familje. Për të gjithë gjeti formë për t’i vendosur gjetiu dhe asnjë banor nuk kundërshtoi, duke ia ditur vlerën kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike për kombin.
Muhamed Shukriu la pas dhe të parealizuar projektin për zgjerimin e Kompleksit te Lidhjes edhe matanë lumit, me Alenë e Kolosëve të Kombit, tek rrëzat e Kalasë.
Ç’bëri për Kompleksin e Lidhjes gjatë luftës e pas çlirimit, ndoshta mund të thuhet në ndonjë rast tjetër, por patjetër duhet ripërsëritur pyetja se a thua qeveritarët e kohës sonë i intereson kjo?
Po, manifestimet e ngjarjeve historike bëhen për nder të atyre që i bënë, si dhe për ata që nuk lënë që të parët të harrohen. Veprimi i drejt apo i kundërt është pasqyrim i nivelit tonë politik dhe atij të përgjithshëm kulturor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti