Protokolli me papuçe
Për shkak të kujtimit nga beteja “tepër historike” e mësymjes në veri, për të cilën do të mbahet mend kjo Qeveri, e sidomos Kryeministri dhe ministri i Brendshëm, këndej e tutje zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, në veri të vendit do të munden të shkojnë me papuçe! Kështu është marrëveshja me garancione ndërkombëtare. Për me qenë të sinqertë, papuçet nuk janë përmend në marrëveshje, por çizmet duket se po!
Tash, fajtorë ka shumë për dështimin e mësymjes së “lavdishme”, por në fund fare, krejt faji i mbet “valës” ! E paskan përgjuar veç nja 35 shërbime! Se, te ne për operacionet tepër sekrete komunikohet përmes operatorit publik. Pronto! Pastaj, “këta”, për inati, e falën. Ky ishte pra sebepi! “Vala” u ekzekutue për shkak të tradhëtisë (ndër)kombëtare.
“Nuk do të ketë çizme shqiptare në “veri” , deklaroi këto ditë zëvendëskryeministri serb, i njohur përndryshe për deklarata të forta dhe për luftën e tij kundër krimit të organizuar në Serbi. Kjo gjithsesi u shpall si një fitore e madhe e shtetit serb.
Mitrovica e veriut, tashmë ndërkombtarisht e njohur, do të jetë kufiri i ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ndërkohë, civilët mund të kalojnë mbi urë. Edhe shleperët e kontrabandës gjithsesi mund të kalojnë, por veç me goma të verës! Kufiri i “pokrainës” tashmë është zyrtar. Edhe “biznesi”!
Legjenda thotë se pas kësaj deklarate të zëvendëskryeministrit serb, kryetari i Mitrovicës së jugut, i mërzitur, paska dalë këmbë, me këpucë, deri te barrikada mbi urë! Aty paska lëshuar një deklaratë të sertë se ajo barrikadë duhet të hiqet sa më shpejt dhe njerëzit të qarkullojnë të lirë mbi atë urë. Natyrisht, pas këtij akti patriotik dhe shumë të guximshëm, ai u kthye më i qetë, në zyrën e tij në Mitrovicën e jugut! Mitrovica e jugut po ashtu tani është një qytet i njohur ndërkombëtarisht.
Natyrisht, mos qoftë prej gojës time, se Mitrovica nuk ndahet! Ne nuk lejojmë. Qeveria nuk lejon! Kemi thënë njëherë. Edhe këngë kemi kënduar. Edhe votat janë fituar me këtë slogan.
Ne, qytetarët, po ashtu deklarohemi publikisht dhe solemnisht se këndej e tutje andej Ibrit do të kalojmë veç me këpucë. Ky është maksimumi i kompromisit. Ky është kontributi dhe sakrifica jonë për paqen në rajon! Ne papuçe nuk mbathim! Ky është edhe solidarizimi ynë me interesat e Perëndimit në Kosovë dhe Ballkan. Se, ne nuk kemi interesa! Ne nuk kemi asgjë! Edhe ato që i kishim, i falën! Ende nuk është e qartë se kujt!? Kështu u bënë milionerë. Opozita po i quan ndryshe edhe hajna. Për opozitën dhe shumë qytetarë ky është bërë edhe mbiemri i dytë i Kryeministrit dhe qeveritarëve. Por, ai Kryeministri tashmë nuk dëgjon asgjë që tingëllon shqip! I ka vënë tapat në vesh dhe po e lexon deklaratën e (ç)pavarësisë! Pavarësisë së “pokrajinës”!
Në ndërkohë, në Prishtinë, në Parlamentin e Kosovës, shou i vërtetë! Xeni, një mik i imi në Facebook, po thotë se deputetët kanë votuar kokulur dhe të turpëruar! Po çfarë të turpëruari bre Xen? Qysh me votu me kokën lartë, kur këta janë aq modest dhe të dëgjueshëm. A e pe Kamishin kur e mori fjalën. E msheli, sapo shefi e qoi gishtin pakëz. Pastaj, mund të mos jetë edhe punë modestie se tastierat për votim elektronik i kanë mbi tavolinë. Nëse e mbajnë kokën lartë munden me gabu në këtë moment historik! Me kaq merr fund karriera.
Kështu, kalimi i “rezolutës” nëpër Parlament ka qenë veç çështje teknike. Sikurse edhe këto bisedime. Kështu thoshin të gjitha palët. Nuk ka bisedime politike, betoheshin të gjithë! Askush nuk ka fol për pasojat. Tash po shihet se pasojat janë politike!
Një historian i famshëm ndër ne po thotë në media se Kosova është projekt amerikan dhe evropian. Ne, natyrisht se e përkrahim këtë projekt e serbët e kundërshtojnë, sepse ata e kanë projektin e tyre rus, gjithashtu. Tash, veç rreth Evrope jemi të përbashkuar. Por, për me i rahatu, përkatësisht për me i normalizu marrëdhëniet mes nesh dhe Serbisë, ka mbetur pa u zgjidhur edhe një problem i madh. E, ky nuk është veriu! Ky problem është konflikti i interesave amerikano-ruse. Kështu, kur të pajtohen këta, ose kur të fiton njëra anë, rehatohemi edhe ne. Në ndërkohë, në këtë lojë të madhe ne jemi në tribunë. Nuk jemi në lojë fare! Nuk na vet askush asgjë dhe ndoshta ky është fat i ynë i madh! Por, për çdo rast, dihet! Dihet kah anojmë! Në të mirë e në të keq!
Të kthehemi te Kryeministri se ai e ka pak problem mungesën e vëmendjes publike. “Kaq është forca jonë”, pohoi ai para deputetëve të cilët (s)po e dëgjonin me emocione të ndara. Derisa Kryeministri po fliste, deputetët e “Vetëvendosjes” po e plotësonin diskutimin e tij me harta e me kolonën zanore nga seriali “Pronto”!
Para publikut vendor dhe sidomos ndërkombëtar, Kryeministri po fliste, ose thënë më saktë po lexonte me zë. Në fillim foli për pafuqinë e vet dhe sugjeronte se kaq ishte edhe “kaçiku” i jonë si popull! “Vetëvendosja” përkundrazi nuk donte të pranonte kurrqysh pafuqinë e vet. Por, në fund, kur votimi u krye , e dëshmoi atë! Nuk merret pushteti me filikaqa de! Pastaj, shtrohet pyetja: ku i kanë ble filikaqat? A janë prodhim vendor?
Nejse, këtë të diele, pesha e “Dragodanit” po rëndonte mbi shpatullat e Parlamentit dhe ai u lakua aq shumë, duke marrë një formë të përçudnuar. Deputetët po flisnin ndryshe e po votonin ndryshe. Përgjegjësia (ndër)kombëtare ishte në nivel! Votuan dhe ikën shpejt, kokulur pas kordonit të policisë. Askush nuk e di përse ikën! Përveç ndërgjegjes prapa nuk po i ndiqte askush! Se, Parlamenti ishte rrethuar me polici, si ndodhë zakonisht përgjatë historisë tonë . Se Çarlamenti është organi më i lartë në vend. Menjëherë pas Kryeministrit!
Në fund krejt, pak protokoll! Protokoll me papuçe! Në vizitat zyrtare ndërmjet bashkësive tona, veturat zyrtare do të ndalen pikërisht në Urën e Ibrit. Presidenti/ja do të nxjerrë nga çanta papuçet dhe andej do të kalojë me papuçe. Kryeministrit papuçet do t’ia sjell ministri i Bbrendshëm. Në anën tjetër, mysafirët do t’i pres Presidenti i Bashkësisë, me qeverinë e vet. Me këtë rast do të intonohen edhe himnët (jo)shtetërorë dhe do të ngrihen edhe flamujt (jo)kombëtarë.
Unë propozoj që në bisedimet e mëtejme jopolitike, delegacioni ynë të insistojë në dy “çështje madhore”! E para: himni i bashkësisë po ashtu nuk duhet të ketë tekst dhe e dyta që flamuri i bashkësisë të jetë i kaltër me yje dhe të simbolizojë Evropën.
Si duket, në historinë më të re të Kosovës, e diela është ditë pune për politikën. Ditët e tjera… pushojnë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet